​VD/Lezhë, kapen të rinjtë, iu
gjetën 9 mina me telekomandë

​VD/Lezhë, kapen të rinjtë, iu<br />gjetën 9 mina me telekomandë
LEZHE-Policia e Lezhës ka sekuestruar 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese ( tritol) , si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
 
Në kuadër të operacionit të koduar “Etalon” është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i dy personave si dhe shpallja në kërkim e një tjetri i dyshuar si bashkëpunëtor.
 
Çfarë gjeti policia
 
- 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë
- 1 çantë sportive
- 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
- 4 magneta
- tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave
 
Të arrestuarit
 
- Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja",
 
- Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.
 
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.
 
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.
 
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" kryer në bashkëpunim. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari