Vazhdonë problemi me ujërat e zeza në Sarandë.

Këtë herë ato derdhen në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në det, duke u shpërndarë më pas në ngjirin dhe plazhet e Sarandës.

Në fakt, sezoni i verës këtë vit në qytetin e Sarandës, është shoqëruar shpesh me problemin e ujërave të zeza.

Vetëm disa ditë më parë, banorët në lagjen “Kodër”, u ankuan se prej një jave kanë jetuar në mes të ujërave të zeza, ndërsa, sipas tyre, edhe pse kishin njoftuar Ujësjellës Kanalizimet Sarandë, nuk kishin marrë një zgjidhje për këtë situatë.

Ndërsa, në lidhje me këtë problem,  inxhinieri i ujësjellës kanalizimeve të Sarandës, Kostaq Koça,  është shprehur më herët ujërat me ngjyrë të zezë që derdhen në det kanë qenë ujërat e pastrimit të depos së re të ujësjellësit të Sarandës.

Ndërsa ujërat e zeza kanë qenë problem edhe pranë Hotel Butrintit, si pasojë e një tubacioni të çarë, duke bërë që të gjithë ujrat e zeza të përfundonin në det dhe plazhet të braktisen nga pushuesit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com