Histeria që ka përfshirë disa qarqe maqedonase kundër gjuhës shqipe, nuk ka anashkaluar as shkollat.

Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe.

“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”.
 
Në rrjetet sociale është njoftuar se bëhet fjalë për drejtorin e Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep.
 
Gjuha shqipe, pjesë e platformës së partive shqiptare, të cilat kanë bërë marrëveshje me liderin e LSDM-së është bërë pengesë edhe për mandatimin e kryeministrit të ri Zoran Zaev, pasi është refuzuar nga presidenti i vendit Gjorge Ivanov./lajm



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com