TIRANE-Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke vjedhur në urbanin e Unazës në kryeqytet. GJ.S kishte ardhur nga fshati Babicë i Vlorës dhe kur ka marrë urbanin e Unazës për të lëvizur, ka grabitur një vajzë.

51-vjeçari i ka marrë portofolin studentes K.R 23 vjeç, ku brenda tij kishte dokumenta dhe një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur vajza e ka kuptuar se i është marrë portofoli dhe ka lajmëruar policinë.

Nga kontrolli rezultoi se ka qenë 51-vjeçari nga Vora ai që kishte kryer grabitjen, I cili tashmë do akuzohet për vjedhje, vepër penale që dënohet deri në 3 vite burg.

(d.b/Shqiptarja.com)