DIBER-Një i ri nga Dibra është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se i ka marrë 100 euro me forcë shtetasit maqedonas si dhe kishte tentuar ti përdhunonte të motrën.
Por policia sot ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës mes disa qytetarëve maqedonas dhe një nga Dibra.
S.E 31 vjeç nga Dibra dyshohet se i ka vjedhur me forcë 100 euro qytetarit maqedonas, pasi ky i fundit i ka kërkuar ndihmë për të riparuar automjetin e prishur.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se shtetasit maqedonas M.D, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Blladë së bashku me motrën B.K dhe xhaxhain e tij, i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas , i ka kërkuar ndihmë shtetasit S.E, për të riparuar automjetin.
Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të P.K.K Bllatë, ku më pas dyshohet se shtetasi S.E, ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M.D, 100 euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij. Shtetasi maqedonas nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas shtetasi M.D, ia ka dhënë shumën që i ka kërkur shtetasi S.E.
Por një ditë më parë motra e maqedonasit kishte bërë dhe një akuzë ndaj të riut dibran, sikur ky i fundit kishte tentuar përdhunimin e saj.
Por sipas njoftimit të sotëm të policisë e motra e qytetarit maqedonas e cila një ditë më parë kishte pretendimin se i riu S.E kishte tentuar të kryejë marrëdhenje seksuale me dhunë,e ka tërhequr këtë akuzë.
“Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.
S.E, 31 vjeç, banues në Dibër.(Vepra penale "Vjedhje"), pasi : Më datë 10.07.2017, në vendin e quajtur “Rrethrotullim-Maqellarë", dyshohet se i ka marë 100 euro, shtetasit maqedonas M.D, 43 vjeç, banues në Prilep Maqedoni, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në P.K.K. Blladë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B.K, dhe xhaxhain e tij. Sipas hetimeve paraprake rezulon se shtetasit maqedonas M.D, i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas (shok i tij), i ka kërkuar ndihmë shtetasit S.E, për të riparuar automjetin. Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B.K, se shtetasi S.E, ka tentuar të kryejë marrdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo vepër, duke u bazuar në nenin 284 të Kodit të Proçedurës Penale.
Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com