Arjan Bytyci i njohur si Kristian Morina dhe i hetuar së bashku me deputetin Mark Frroku për vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë është arratisur nga Shqipëria.
Ky fakt pranohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pak ditë më parë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shpallë Bytycin të ikur e ndaj tij të caktojë një avokat.

6 muaj kontrolle për të arrestuar Arjan Bytycin kanë rezultuar të pasuksesshme dhe për këtë arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që ka marrë për kompetencë këtë gjykim për shkak të përfshirjes së deputetit Frroku e ka shpallur atë me statusin e të ikurit.

Në argumentet e tij, prokurori për të vazhduar procesin në mungesë ndaj Bytycit prokurori Madrid Kullolli ka renditur dhe faktin se 38-vjeçari nga Puka i është shmangur hetimeve.

Pak ditë më parë, burime nga akuza konfirmuan për ReporTv dhe mbylljen e hetimeve për deputetin Frroku për akuzën e vrasjes brenda muajit nëntor dhe çuarjen e dosjes në gjykatë.

Arjan Bytyci, 1 vit më parë rezulton se ka qenë në territorin e Shqipërisë pasi ai dhe ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda si dëshmitar në procesin ndaj biznesmenit Arben Frroku dhe ky tashmë në arrati.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)