Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 muaj burg Flamur Ymerin. Denimi i tij ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në Selitë më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Ymeri vrau dy të rinj të maskuar në banesën e tij në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai u akuzua nga gjykata për vepren penale të “Vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”.

Kjo pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe predha të cilat nuk i përkasin kalibrit të asnjërës prej dy armëve të gjetura dhe sekuestruara në vendngjarje.

Kjo provon fakti se në vendin e ngjarjes është realizuar qitje edhe me armë të tjera të cilat shtetasi Flamur Ymeri, edhe sipas deklarimeve të tij ia ka marrë agresorëve dhe më pas i ka hedhur në oborr.

Por nga kqyrja e oborrit, shtëpisë dhe zonës përreth nuk është gjetur dhe konstatuar asnjë armë tjetër. Në keto kushte ai ka konsumuar elementët e vepres penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Kjo pasi me veprimet e tij ka penguar zbardhjen e plotë të mekanizmit të ngjarjes duke prishur vendin e ngjarjes e duke larguar prej aty sendet të cilat duhët të ishin marrë dhe vleresuar si prova materiale në kuadër të hetimeve, thuhet në vendimin e gjykatës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)