​Vrau gruan në 2015, dënohet
me 35 vite burg 73-vjeçari

​Vrau gruan në 2015, dënohet<br />me 35 vite burg 73-vjeçari
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 35 vite burg  73-vjeçarin Veli Dervishin.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij 58 vjeçare, Shazivare Dervishi në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, në shtëpinë e tyre në plazh, për shkak të xhelozisë.

Sipas hetimeve të kryera në vitin 2015 rezulton se për krimin e 73-vjeçarit policinë e njoftuan fqinjët, por në momentin kur ata kishin shkuar në banesë Veli Dervishi u kishte thënë se s’ka asgjë për t'u shqetësuar dhe pse brenda shtëpisë kishte kufomën e Shazivares së vrarë.

Si ndodhi ngjarja, dosja e Prokurorisë 
Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar, bashkejtonte me te ne te njejten banese. Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte njerez te tjere.

Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij. Ne kete kohe njeri nga komshinjt, ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem.

Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt . Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem.

Arturi i cili ne ate kohe ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur menjehere ne drejtim te Golemit. Sapo ka ardhur Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej. Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë