​Vuani nga humbja e kujtesës, ka dy 
mënyra për ta përmirësuar shpejt

​Vuani nga humbja e kujtesës, ka dy <br />mënyra për ta përmirësuar shpejt
“Kujtesa është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”, ka thënë Oscar Wilde.

Ka shumë teori se përse harrojmë, disa kanë të bëjnë me gjenetikën dhe disa tjera me moshën.

Të gjithëve na ikën memorja për një çast dhe mundohemi të kujtojmë por asgjë nuk ka vjen në mendje, kjo bëhet shqetësuese kur fillon dhe ndodh gjithmonë dhe më shpesh.

Pavarësisht të gjithave ka 2 mënyra se si mund të përmirësoni kujtesën tuaj.

Lojërat për inteligjencën
Studimet kanë treguar se luajtja e disa lojërave të caktuara të memories e përmirëson aftësinë e trurit tuaj për të mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme. Pra, këto lojëra mund të mos jua rrisin nivelin e inteligjencës, por ndihmojnë në forcimin e kujtesës tuaj.

Mos konsumoni alkool
Disa dtudime nga revista Neurology shkruajnë se meshkujt janë shumë më të rrezikuar sesa gratë nga dëmtimi i kujtesës si pasojë e konsumimit të alkoolit.
Kjo vlen më tepër për meshkujt e moshës së mesme të cilët konsumojnë më shumë se dy gota e gjysmë alkool në ditë, pasi që studimet kanë treguar se këta meshkuj kanë shfaqur shenja të humbjes së kujtesës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë