Euro 2024/ Theu hundën përballë Austrisë, Kylian Mbappe do të luajë me maskë (FOTOT)

Federata Franceze e futbollit konfirmon se Kylian Mbappé ka thyer hundën, pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso në minutën e 86-të të sfidës që Franca fitoi 1-0 ndaj Austrisë në Grupin D të Europianit të hënën.

Mbappe pritet që të luajë në fushë me maskë dhe në vijim do t'i nënshtrohet një operacioni. 

“Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë këtë të hënë në Duseldorf”, thuhet në një deklaratë nga federata.

Për kapitenin e skuadrës franceze fillimisht është kujdesur stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili ka konstatuar thyerje të hundës. Diagnoza është konfirmuar gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Duseldorfit.

Më 21 qershor Franca luan me Holandën dhe më 25 kundër Polonisë.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin

Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin