Kafja është ndër pijet më të preferuara në botë dhe kudo që porosit kafe, kamerieri gjithmonë porosisë suaj ia bashkëngjitë një gotë me ujë, ose të sygjeron të porositësh edhe ujë.
 
E dini pse ndodhë kjo?
 
Përgjigja për këtë është shkencore, pasi kafeina është diuretik, që do të thotë se rritë shpeshtësinë e urinimit dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm më të shpejtë.
 
Prandaj dhe njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.
 
Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.
 
Normalisht gjithësecili ka nivele të ndryshme të tolerances ndaj humbjes së lëngjeve, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë kafenë të shoqëruar me ujë dhe për disa të tjerë jo.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com