Një pjesë e shqiptarëve nuk votuan ndërsa qendrat e votimit ishin njoftuar se do të qëndronin hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, por mbyllja zyrtare u be ne oren 20:00.
Perqindja me e ulet u shenua në Vlore, Shkoder, Durres kurse me e larta u shenua ne Diber, Kukes, Tirane.
Por krahasuar me shifrat e votimit ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013, ne rang vendi, perqindja rezulton e ulet ne masen 8.8%.
Por pjesmarrja e ulet ka shqetësuar sidomos dhe KQZ që ia la ‘fajin’ të nxehtit dhe festës së Bajramit.
Më aktivë u treguan dy krerët politkë, Rama e Basha që minutat e fundit bënë thirrjet e tyre ne rrjete sociale ku u kërkuan shqiptarëve të dalin në votime, kurse KQZ shtyu orarin e mbylljes se qendrave te votimit.
Ora 20:00 Pjesmarrja nga te dhenat e fundit te KQZ
Nga te dhenat deri ne oren 20:00, KQZ nxjerr keto rezultate:
Berati 47.77% (ne vitin 2013, 53.51%)
Diber 54.9% ( ne vitin 2013 59.75%)
Durrës 40.77% ( ne vitin 2013 50.13%)
Elbasan 44.49% ( ne vitin 2013 54.76%)
Fier 44.87% ( ne vitin 2013 54.94%)
Gjirokastër 46.5% ( ne vitin 2013 49.34%)
Korcë 48.65% ( ne vitin 2013, 54.28%)
Kukës 53.38% ( ne vitin 2013, 61.55%)
Lezhë 44.7% ( ne vitin 2013, 51.36%)
Shkodër 42.3% ( ne vitin 2013, 49.33%)
Tiranë 49.14% ( ne vitin 2013, 58.29%)
Vlorë 36.6% ( ne vitin 2013, 41.91%)
Përqindja totale 45.17% ( ne vitin 2013, 53.47%)
Perqindja deri ne oren 16:00, krahasuar me vitin 2013
Ora 16:00 Nga të dhënat e raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) deri në orën 16:00, në rang vendi pjesëmarrja llogaritet në 35.78 për qind.
Berat 43.51% (ne 2013 ishte 37,22 %)
Durrës 33.12% (ne 2013 ishte 35,68 %)
Elbasan 34.25% (ne 2013 ishte 36,50 %)
Fier 33.36% (ne 2013 ishte 45,53 %)
Gjirokastër 38.14% (ne 2013 ishte 46,88 %)
Korçë 36.58% (ne 2013 ishte 45,07%)
Lezhë 33.86%
Shkodër 29.35%
Tiranë 36.41% (ne 2013 ishte 41,78 %)
Vlorë 31.91% (ne 2013 ishte 36,51 %)
Përqindja në rang kombëtar ne vitin 2017 deri në orën 16:00 – 35.78%
Përqindja në rang kombëtar në 2013 deri në orën 16:00 - 34.6%
Krahasuar me 2013-ën, pjesëmarrja deri në orën 16:00 rritet me afërisht 1%.
Ora 13:00 Pjesëmarrja krahasuar me 2013, 9% më pak
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele deri në orën 13:00 ka qenë 25.6%, referuar të dhëna të Komisionit Qendror të Zgjedhje.
Krahasuar me katër vite më parë, zgjedhjet parlamentare te vitit 2013, sërish pjesëmarrja e sotme deri në mesditë është sërish 9% më pak.
Berat 28% (ne vitin 2013, 39.5)
Diber 32.1% (ne vitin 2013, 33.6%)
Durres 23.1% (ne vitin 2013 36.1%)
Elbasan 26.8% (ne vitin 2013 41.1%)
Fier 23.0% (ne vitin 2013, 36.5%)
Gjirokaster 27.0% (ne vitin 2013, 36.4%)
Korce 28.6% ( ne vitin 2013, 34.0 %)
Lezhe 30.8% (ne vitin 2013, 35.2%)
Shkoder 24.5% ( ne vitin 2013, 33.2%)
Tirane 29.6% ( ne vitin 2013, 40.2%)
Vlore 22.6% (ne vitin 2013, 27.8%)
Ora 11:45 Pjesëmarrja deri në 11:45, 9% më e ulët se në 2013-ën
Kur kanë kaluar rreth 5 orë nga mbyllja e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele, vihet re një pjesëmarrja e ulët krahasuar me 4 vite më parë.
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, deri në orën 12:00 ka qenë 23%.
Ndërsa, referuar shifrave të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme deri në orën 11:45, pjesëmarrja është 14%.
Sipas këtyre të dhënave, kemi një ulje të pjesëmarrjes me 9% në krahasim me 4 vite më parë.
Durres 14.62% (ne vitin 2013, 20.16%)
Elbasan 12.57% (ne vitin 2013, 26.53%)
Korce 9.78% (ne vitin 2013, 37.1%)
Lezhe 17.06% (ne vitin 2013, 21.52%)
Shkoder 12.46% (ne vitin 2013, 19.75%)
Tirane 15.01% (ne vitin 2013, 24.76%)
Vlore 10.94% (ne vitin 2013, 11.32%)
(d.b/Shqiptarja.com)