“Partitë politike po vështirësojnë punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në administrimin e proçesit të 25 qershorit”.
Shqetësimi ka ardhur nga kreu i KQZ, Klement Zguri i cili në një intervistë për Report Tv u kërkon subjekteve të respektojnë ligjin dhe të sjellin propozimet e tyre për këtë proces.
Kreu i KQZ shpreson që mosreflektimi i partive të detyrojë KQZ të bëjë emërime nga Shoqëria Civile.
Zguri u bën apel partive politike të zbatojnë ligjin e të sjellin komisionierët e niveleve të dyta e të treta.
Kjo situate thotë Zguri gjatë një interviste për Report Tv është krejtësisht e papranueshme dhe se po vështirëson procesin e administrimit të zgjedhjeve nga KQZ.
“Janë detyrime që u takojnë partive politike, pasi e dimë që nivelet e dyta e të treta administrohen nga partitë politike. Të paktën propozimet e personave janë të partive politike, Edhe pse jam i detyruar të them shpesh, se partitë politike abuzojnë me të drejtat që kanë në proces. E them, shfrytëzoj rastin t’ju drejtohem subjekteve zgjedhore që në mënyrë urgjente të reflektojnë. Jemi në zgrip, në pjesën fundore, në pjesën limit të kohës, sepse jo vetëm propozohen komisionerët, por duhet dhe të trajnohen. Sepse debati teknik aq i rëndomtë që duhet të zhvillohet në momente te caktuara të procesit kthehet në debat politik dhe për shkak se komisionerët janë aty, nuk dinë asgjë nga procedura por thjesht zbatojnë urdhrat nga liderët e tyre politikë. Këtë KQZ nuk e pranon dhe duam me të gjitha mjetet të ndërgjegjësojmë subjektet zgjedhore për këtë të drejtë që ligji u ka dhënë. Të shpresojmë që kjo të jetë thirrja e fundit dhe partitë të reflektojnë dhe të përcjellin detyrimet e tyre”, tha Zguri.
Ndonëse ka marrë drejtimin e KQZ në një situatë të relaksuar politikisht pas marrrëveshjes mes PS e PD, Zguri kërkon që ky vullnet të reflektohet edhe nga partitë duke sjellë propozimet për komisionerë. Në rast të kundërt paralajmëron kreu i KQZ, ky institucion mund të detyrohet të zëvendësojë komisionerët me shoqëri civile.
Kreu i KQZ thotë se puna e KQZ është në zbatim të ligjit, dhe ratste ekstratligjore kishin e të bënin me ndryshimin e afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ apo edhe listave të kandidiatëve.
Këtë të shtunë mbërrijnë nga Shqipëria fletët e votimit për procesin e 25 Qershorit. Kreu i KQZ konfirmon se për këtë proçes janë njoftuar edhe e institucionet e tjera të zbatimit të ligjit sic është Policia e Shtetit. Zguri u kërkon partive politike dhe mediave të jenë të pranishëm në këtë moment për të ndjekur transparencën e këtij procesi.