VLORE - Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e djeshme në malin e Llogarasë.
Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe terrenit të vështirë, flakët ishte e pamundur të neutralizoheshin nga shërbimi zjarrfikës dhe është dashur ndërhyrja nga ajri.
Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur helikopteri nga Tirana dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
(Momente gjatë shuarjes së zjarrit)
(Ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve)
Ora 10:00 Zjarri në Llogara, ndërhyn helikopteri
Zjarri pasditen e djeshme nisi si një vatër e vogël
Zjarri nisi si një vatër e vogël para afro 5 orësh, por vatra e tij është zgjeruar, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ishte thuajse e pamundur për shkak të terrenit të thepisur.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, tha se për fat të mirë nga zjarri nuk rrezikohen banesa.
Sipas tij, janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të Vlorës dhe Himarës, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje, dhe kjo për shkak të terrenit mjaft të thepisur të zonës ku ka rënë zjarri, ndërsa shihet si e vetmja zgjidhje ndërhyrja nga ajri.
Ndërsa vatra e zjarrit sa vjen e po zgjerohet në sipërfaqe edhe më të mëdha.
[gallery]23303[/gallery]
Zjarr në pyllin e Sodës, digjen 3 hektarë pisha
Gjatë ditës së sotme në Vlorë u regjistrua edhe një tjetër vatër zjarri në pylli Sodës ku u dogjën tre hektarë pisha.
Edhe pse Bashkia e Vlorës kohë më parë njoftoi se pylli i Sodës do të ruhej nga policia bashkiake, dora e njeriut apo temperaturat e lart akant bërë që zona e pyllit të Sodës të përfshihet nga flakë të mëdha.
Zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit, dhe i favorizuar edhe nga era ka bërë që të përhapet me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë shkuar tre makina zjarrfikëse dhe rreth 20 forca policore në përpjekje për të neutralizuar flakët
[gallery]23304[/gallery]
Korçë, zjarr i madh në parkun "Rinia", dyshohet i qëllimshëm
Ndërsa një tjetër vatër zjarri u regjistruan në Korçë në fund të parkut “Rinia” në Korçë.
Flakët e këtij zjarri mund të rrezikonin gjithë sipërfaqen e parkut.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.
/Shqiptarja.com

VIDEO