Melania Trump, ja falënderuar vajzën e ish-presidentit, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj.
Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur 11 vjeçarin Barron Trumpn, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij.
Gazeta amerikane Daily Caller, ditën e hënë ka shkruar se “është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë”.
Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet '90, ka shkruar në Twitter: “Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron të qetë dhe t'i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton”.
“Faleminderiit Chelsea Clinton, është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja”, është përgjigjur zonja e parë në Twitter.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com