85 shqiptarë në Siri, të gjithë
pjesë e dy grupeve terroriste
Të gjithë shqiptarët, që kanë shkuar në Siri bëjnë pjesë në grupet e shpallura si terroristë, dhe jo në formacionet e ushtrisë së lirë Siriane apo e njohur si ushtria e opozitës, që kërkon rrëzimin e regjimit të Bashar-Al-Asadit.
Të gjithë shqiptarët, që kanë shkuar në Siri bëjnë pjesë në grupet e shpallura si terroristë, dhe jo në formacionet e ushtrisë së lirë Siriane apo e njohur si ushtria e opozitës, që kërkon rrëzimin e regjimit të Bashar-Al-Asadit.
Sipas dosjes së prokurorisë 85 vullnetarët shqiptarë që kanë luftuar apo vazhdojnë të jenë në front, janë të rreshtuar krah grupeve të njohur si “Al-Nusra”, “Doële” dhe nëngrupeve të tjera të krijuara nga celulat e Al-Kaeda-s, që synojnë ngritjen e një Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë.
Këto grupe, të quajtura si më agresivët dhe më të suksesshmet në luftime, janë renditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-ja, në listën e grupeve terroriste.
Imami i veteshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla dhe ai i fashtit Mëzes, Bujar Hysa, bashkë me besimtarët muslimane tashmë të arrestuar, përveç nxitjes së urrejtjes dhe thirrjeve e propagandimit për luftë, dërgonin vullnetarë shqiptar mes këtyre grupeve terroriste.
Kjo është edhe arsyeja se pse, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka ngritur akuzat zyrtare ndaj tyre. Sipas dosjes, të gjithë shqiptarët, që kanë luftuar dhe luftojnë në Siri, janë pjesë e njësitit ushtarak, të drejtuar nga Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i njohur në Siri, si prijësi i shqiptarëve në xhihad.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.4%
-
PD
12.2%
-
Partitë e vogla
20.4%
Vota total: 466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?
13 Mars, 15:30
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Ku po arrin inteligjenca artificiale? Aplikacion që zbulon kancerin e lëkurës me 1 foto! Ekspertët: KUJDES! Mjeku flet i fundit
13 Mars, 15:25
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Thaçi viziton babanë e sëmurë në spitalin e Prishtinës/ Mjekët e duartrokasin, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK”
13 Mars, 15:03
-
Europa League/ Roma sot në transfertën baske, Ajax në Gjermani! United dhe Tottenham kërkojnë përmbysjen
13 Mars, 14:54
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41