'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik

Hapja e kapitujve të parë, për çështjet themelore, në 15 tetor, i ka lënë Shqipërisë 14 detyra për të realizuar në fushën e gjyqësorit, sigurisë dhe drejtësisë. Vendi ynë do të shpërblehet financiarisht nga Bashkimi Evropian sa herë që përmbush këto objektiva.

Kanë efekt financiar pasi nga realizimi i tyre varet disbursimi i fondeve për vendin tonë në kuadër të Axhendës së Reformave. (nga 920 milion Euro ne total, nëse plotësohen reformat e ndërmarra vetëm për vitin 2025 buxheti i shtetit fiton 87 milion Euro, ndërsa totali i shumës për 23 masat në të cilat jemi të angazhuar do t`I sjelli buxhetit të shtetit 172 milion euro), tha ministri Manja.

Në një takim me drejtuesit e institucioneve të pavarura, pjesë e këtyre reformave, ministri i drejtësisë kërkoi bashkëpunim që Shqipëria ta kryejë si duhet procesin teknik.

“I mbyllim kapitujt në 2028. Në do t’ja dalim me sukses. Pastaj integrimi është proces edhe politik. BE të na e hapë derën kur të jetë gati, e rëndësishme është që ne të jemi gati në anën teknike”.

Në 18 dhjetor Shqipëria pritet të hapë një tjetër grupkapitull, ai për politikën e jashtme dhe mbrojtjen.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania