Tiranë- Mamaja e 14-vjeçarit të vrarë pranë shkollës “Fan Noli” mbajti një fjalim prekës para tubimit të disa prindërve te Ministria e Arsimit. Florina Cani kërkoi të zbardhet vrasja e Martinit dhe si pikë se institucionet po mbajnë përgjegjësi për krimin që mund të ishte parandaluar.
Përveç qytetarëve, familjarëve, të rinjve, ishte e pranishme edhe deputetja e PD, Ina Zhupa.
Mamaja e Martinit, mbajti edhe fjalim para Ministrisë se Arsimit
“E çova në shkollë Martinin, por si më erdhi? Unë kam zgjedhur një punë 4 orë, afër shtëpisë, vetëm për t’i plotësuar disa kushte familjarëve. E kam rritur me djersë atë fëmijë, kam punuar 12 vjet në arsim dhe dhashë dorëheqje për ta edukuar. Bëja biseda pafund me Martinin dhe i thoja kujdes se ka shumë njerëz që nuk ia ke besën. Jo, më thoshte, mos ki frikë. Nuk e di ende çfarë ndodhi. Ju lutem zbardhni ngjarjen, përse ndodhin. Martini nuk ishte fëmijë agresiv, kishte ëndërr të bëhej futbollist. Ku do ta gjej unë drejtësinë, pse nuk thonë një fjalë? Ka 30 ditë që qaj, rënkoj. Vetëm dorëheqje kërkoj, të na qetësohet pak shpirti. Po na vrasin përditë e më shumë”, u shpreh ajo.
Më tej vuri në pah neglizhencën e stafit të shkollës rreth problematikave para krimit të rëndë, duke u shprehur se nuk ishte vënë në dijeni.
“Mësuesja kujdestare s’më tha asnjë fjalë. Nuk më dha asnjë sinjal që Martini është problematik. Ku ishte ajo që më thoshte në mbledhje që Martini është fëmijë shembull, që Martini mbledh gjithë fëmijët e tjerë për të buzëqeshur, ku ishte ajo që s’më mori që të më tregonte që ishin grindur? Kishte parandalim për ata 2 fëmijë, kurrë s’mund të them që s’kishte parandalim, por parandalimi vjen tek dera e shkollës. Nuk bënë asgjë për Martinin dhe për autorin, që nuk i ndanë. Kush ka faj, dua dorëheqjen për të gjithë, nga dera e shkollës deri në ministri”, tha ajo më tej.
Gjithashtu kërkoi drejtësi për të birin dhe shokun e plagosur, të cilin tha se “është edhe djali im tani”.
“Ogerta Manastirliu as një ngushëllim për Martinin nuk më çoi. Edhe ti (Ogerta) qeshe bashkë me tre të tjera në Parlament, që unë as nuk i njoh. Turp të të vijë Ogerta, unë jam një nënë që dridhem para jush. Por ti nuk më deshe, nuk më ngushëllove, ka 30 ditë që qaj në shtratin e Martinit, ka 30 ditë që vëllai nuk e shikon Martinin. Ka një fjalor të bukur ai djalë dhe më pyet se ku është Martini ma, çfarë t’i them për Martinin Ogerta? Çohu dhe jep dorëheqjen, lërini ato karrige se nuk vlejnë më shumë se gjaku i një fëmije. Edhe prindërit e autorit duhet të reflektonin, duhej të thonin “kemi të njëjtën dhimbje si ju”, përfundoi ajo.
Qe te behet drejtesi per Martinin duhet te largohen dhe te ndiqen penalisht: Drejtori Ilir Proda, Shefi i komisariatit dhe dhe OPGj-te e kom.2, drejtoresha e shkolles, mesuesja kujdestare, Oficeri i sigurise patronazhist dhe ministresha e perjteshme Manastirliu. Kjo do te thote te bjere ne shesh propaganda kriminale rilindase. Ina Zhupa o pabukse kombinati ik qe aty se e ben protesten Pis. Kasem je nje individ i deformuar qe ne femojeri nga dhuna e prinderve.
PërgjigjuSi nene t'a kuptojme dhimbjen, si protestuese nuk di cfare te them!
Përgjigjumos i merr dinjitetin djalit qe percolle, qofte I xhenetit,duke kerkuar faktorizim dhe te kenaqesh hienat qe jane bere si sorra ne varreza.Dorezoju fatit..
PërgjigjuPo',tani qe po behesh protestuese e Ina Zhjopes,fitove,do mesosh te verteten se djalin ta vrau Ogerta dhe ti po e vret per here te dyte me shperdorimin qe i ben.Tani une besoj se ti e di mire qe djalin e Ke patur problematik
Përgjigju