91 zjarre në 17 ditë, ministrja Xhaçka: Janë të qëllimshme, autorët para drejtësisë

TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se në të gjithë vendin janë regjistruar 91 vatra zjarri në 17 ditë, nga data 10 shtator deri në 27 shtator. Ministrja tha se zjarret janë të qëllimshme për djegien e kullotave apo konflikteve, ndërsa të gjithë autorët do të dalin para përgjegjësisë. Xhaçka theksoi se janë djegur 262 ha kullota, pemëtari dhe ullishte, ndërsa janë angazhuar në të gjithë vendin mbi 100 mjete zjarrfikëse.

Kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore. Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj. Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj. Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira. Informojmë të gjithë qytetarët Shqiptar, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve.

Olta Xhaçka

Në ditët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri në Finiq, Lezhë, Kavajë, Pukë dhe shumë zona të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi janë djegur vetëm kullota duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRES OLTA XHACKA
Tashmë, kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore. Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.

Për shuarjen e ketyre vatrave janë angazhuar deri me tani rreth 100 mjete zjarrfikëse dhe rreth 500 forca nga strukturat vendore të Shërbimit zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe struktura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dhe sigurisht efektive te forcave tona te armatosura. Një ndihmesë kanë dhënë dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret te cilet i falenderoj perzemersisht jo thjesht per ndihmen e tyre, por per pergjegjshmerine qytetare qe kane treguar per te mbrojtur pronen e perbashket.

Në 4 raste zjarresh, në të cilët ka qenë e pamundur shuarja e zjarrit me kapacitetet ekzistuese logjistike dhe njerëzore, është kryer operacion nga ajri për shuarjen e tyre me helikopterët tane Cougar. Sigurisht, çdo mendje e shëndoshë në këtë rast, do të përjashtonte rënien e zjarreve nga shkaqe natyrore.  Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj.

Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira.

Ndersa nga pikepamja juridike ky është një dëmtim i burimeve kombëtare të zhvillimit, që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Cilado që të jenë arsyet e zjarr-vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht.  Si e tille, per te gjitha rastet e evidentuara, Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë në vend, strukturat vendore të pushtetit lokal, zyrat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit prane bashkive, Drejtoritë Pyjore, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe po punojmë për të evidentuar zjarrvënësit dhe për ti vene ata përpara përgjegjësisë ligjore.

Ne jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë veprim abuziv dhe të pa përgjegjshëm që do të shkaktojë zjarre dhe deme ne territorin e vendit tonë. Do të reagojmë ligjërisht me të njëjtën forcë, për mbrojtjen e parcelave të tokës siç vepruam për zjarr-vëniet në pyje. Mbrojtja e kësaj pasurie është detyrë ligjore dhe morale e gjithsecilit prej nesh si qytetare te ketij vendi dhe sigurisht edhe pergjegjesi e strukturave përkatësë qendrore dhe vendore. I bëjmë thirrje të gjithë qytetaret të denoncojnë në kohë në numrin e emergjencave 112 të gjithë autorët e këtyre veprimeve kriminale, me pasoja të rënda për jetën njerëzore dhe pasurinë. Informojmë të gjithë qytetarët Shqiptar, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur