Alibia e Franc Konomit: Gjoba, vetëm një shaka

(22/12/2001)TIRANE Donim të bënim vetëm një lojë me mikun tonë". Kjo ka qenë alibia që tre të arrestuarit e dy ditëve më parë, i supernjohuri Franc Konomi, Flamur Reçi, dhe shoferi Fatmir Hysa për vendosjen e gjobës, prej 100 mijë dollarë amerikane, ndaj ndërtuesit A. M. Megjithatë, gjykatësja Majlinda Doda ka vendosur të mbajë në arrest me burg pa afat për dy të parët, Konomin e Reçin dhe një muaj izolim për Hysin, i cili është përdorur nga "kapot". "Afati 30 ditor është lënë për të sqaruar pozicionin e tij në këtë histori mafioze", kanë thënë dje burime nga organi i akuzës. Kjo ka qenë masa e sigurisë ndaj protagonistëve të ngjarjes së bujshme, ndodhur disa ditë më parë. Të tre të arrestuarit kanë akuza të përbashkëta. Do të hetohen për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim, veprim i sanksionuar sipas nenit 139 e 25 i kodit penal dhe armëmmbajtje pa leje, sipas nenit 278/2 e kodit penal. Konomi, Reçi dhe Hysa u arrestuan dy ditë më parë gjatë një aksioni të forcave të Antiterrorit të drejtorisë së policisë dhe forcave të policisë së Komisariatit nr.3. Presidenti i bingos "Ylli Bingo" që ndodhet përballë Ministrisë së Rendit, si dhe i supernjohuri Franc Konomi nëpërmjet një telefonate i kishin dhënë ultimatum shokut të tyre, që ishte njëkohësisht edhe ndërtues pallatesh për të dorëzuar pasditen e së enjtes shumën prej 100 mijë dollarësh. Për të marrë paratë ata kanë përdorur taksistin Hysa, i cili e ka marrë "pakon" tek stacioni i trenit. Por, sipas një plani të policisë në vend të parave në pako kanw qenë fletët e një kalendari. Në momentin që shoferi ua ka dorëzuar pakon Reçit dhe Konomit, ka ndërhyrë policia, e cila ka bërë arrestimin e të treve. Në momentin e kapjes dhe gjatë kontrollit të mëvonshëm, policia gjeti dhe sekuestroi disa armë të sofistikuara, si dhe mjete ndërlidhëse dhe makinat personale.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie