Bullgari: Sekuestrohen rreth 50 kg heroinë, fshehur në një kamion

SOFJE (4/30/2001)- Policia doganore bullgare sekuestroi sot 49,47 kilogramë heroinë, që ishte fshehur në një kamion me targa rumune, i cili udhëtonte nga Turqia për në Bukuresht, njoftoi agjencia Reuters. Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Bullgarisë, Ljubko Neshkov, deklaroi se sasia e heroinës, e mbështjellë në 99 pako të vogla, ishte fshehur në një makineri që shërbente për prodhimin e tullave dhe që ndodhej në kamion. Drejtuesi i kamionit, një qytetar rumun, 37 vjeç, u ndalua nga policia.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie