"Delon" edhe dy në burg pa afat

(14/3/2002)DURRES Vazhdon seriali i vlerësimit të masave të arrestit për drogën e kapur në anijen "Delon". Dje, Gjykata e Faktit në Durrës, ka lënë në burg pa afat Dëfrim Dedën dhe kushëririn e tij Hyqmet Deda, të dy nga Elbasani. Ata janë ndaluar nga policia ditën e shtunë dhe të dielë e akuzohen se kanë lidhje me drogën e sekuestruar në anijen tregtare. Prokurori i çështjes Arjan Ndoja për të dy të ndaluarit nga Elbasani ka formuluar akuzën e "trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim". Meqenëse bëhet fjalë për një akuzë të rëndë, prokurori ka kërkuar nga trupi gjykues arrest me burg pa afat. Dhe ky ka qenë edhe vendimi i marë nga togat e zeza, të cilat kryesoheshin nga gjyqtarja Mimoza Moçi për dy kushërinjtë nga Elbasani. Gjykata e Faktit në Durrës ka lënë në arrest me burg pa afat plot 28 persona të arrestuar. Vetëm njëri prej të ndaluarve të fillimit, ish-shefi i policisë së Portit, Shamet Bejdo, është lënë i lirë, por me detyrim paraqitje një herë në 10 ditë në prokurori. Në fakt, Bejdo, është lënë i lirë, pasi ai nuk ka firmosur asnjë prej shkresave të nisjes së anijes. "Delon" u ndalua nga policia kufitare e Durrësit disa ditë më parë, ndërkohë që kishte lënë portin dhe kishte dalë rreth 6 milje në det të hapur. Anija tregtare me destinacion Italinë u ndalua, pasi kishte informacion se kishte fshehur klandestinë. Dhe në fakt në bordin e saj u gjetën 10 klandestinë - të gjithë në burg pa afat - dhe anija u kthye në port. Ka qenë pikërisht kontrolli i fundit që ka zbuluar edhe heroinën e fshehur në kabinën e kapitenit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen