Depozitat e karburantit nisen për Porto-Romano
Depozitat e karburantit, të firmave greke do të zhvendosen në Porto-Romano. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Portit të Durrësit, Partizan Osmani.
(2/3/2001)Depozitat e karburantit, të firmave greke do të zhvendosen në Porto-Romano. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Portit të Durrësit, Partizan Osmani.
Duket se një nga detyrat më të vështira të portualëve për të thithur investimet në kalatën lindore do të zgjidhet. Për këtë ka ndihmuar edhe mirëkuptimi i firmave greke të karburanteve, të cilat kanë bërë investime disa milionë dollarëshe në këtë sipërfaqe të Portit. Partizan Osmani, sqaron se "një grup specialistësh të Ministrisë së Privatizimit, të Portit të Durrësit dhe nga Mjedisi kanë përfunduar studimin në vija të trasha për vend-dislokimin e ri të depozitave të karburanteve. Eshtë gjetur Porto-Romano zgjidhja më e mundshme. Kjo është pëlqyer edhe nga biznesmenët grekë për ringritjen e tankerave të karburantit". Për herë të parë është parashikuar edhe sheshi i ndërtimit të depozitave të gazit të lëngshëm. Kjo, sipas Osmanit, do të ndikojë jo vetëm në furnizimin e popullatës me gaz, por edhe në uljen e ndjeshme të çmimit të gazit për popullatën. Janë 3 firma greke dhe 1 ekzistuese, të cilat prej 2 vitesh kanë ngritur disa dhjetëra depozita gjigande në kalatën lindore të Durrësit. Por kjo është kthyer në pengesë për investimin prej 140 milionë dollarësh, që Departamenti amerikan i Shtetit kërkon të derdhë pikërisht atje ku ngrihen depozitat e karburanteve për të ngritur terminalin e konteinerëve, i cili do të ndryshonte natyrën e punës në Portin e Durrësit, duke e kthyer atë në port modern.
Sipas Osmanit, në këtë studim është treguar kujdes që të ruhet plazhi i Porto-Romanos dhe për këtë arsye janë thirrur edhe specialistët e mjedisit. Mendohet që depozitat të vendosen në një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, pasi e njëjta sipërfaqe është shfrytëzuar prej firmave edhe në Portin më të madh të vendit. Gjithnjë sipas kreut të Portit, drejtuesit e firmave greke kanë rënë dakord dhe largimi i tyre nuk diskutohet. Por leverdia e Qeverisë është se ajo nuk do të paguajë dëmshpërblim për lëvizjen e depove të karburaantit. Për të njëjtin problem është interesuar në vizitën e para dy ditëve edhe ambasadori grek i akredituar në Tiranë. Drejtuesit e Portit ia kanë sqaruar situatën si dhe e kanë njohur me projektin e ri. "Ngritja e depove në Porto-Romano është me leverdi për ekonominë e Durrësit për shkak të punësimit të disa qindra punonjësve, duke ulur papunësinë në qytet". Por, duhet theksuar se grekët kanë edhe një mundësi tjetër, e cila i është ofruar nga Qeveria, zhvendosja e tyre në Portin e Vlorës. Madje ky ka qenë edhe studimi i Bankës Botërore.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.4%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
3.3%
Vota total: 8493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor, 15:16
-
Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Europën Juglindore
5 Nëntor, 15:16
-
Zgjedhjet në SHBA, ku po i presin rezultatet Harris e Trump dhe festat që po organizojnë
5 Nëntor, 15:07
-
Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave
5 Nëntor, 14:59
-
VIDEO/ Futet në minutën e 82-të dhe përmbys ndeshjen, si heroi Wilson i dha tri pikë Fulhamit në Premier League
5 Nëntor, 14:52
-
Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët
5 Nëntor, 14:33
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor, 14:32
-
Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën! Njëri nga drejtuesit përfundon në spital (VIDEO)
5 Nëntor, 14:25
-
'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit
5 Nëntor, 14:16
-
Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë
5 Nëntor, 14:15
-
Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer
5 Nëntor, 14:07
-
Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike
5 Nëntor, 14:06