Dialogu i Ismet Haxhisë me prokurorin "Hajdari"
Ismet Haxhia ka shoqëruara para, gjatë dhe pas vras-jes së Azem Hajdarit, vrasësit". Kjo është akuza që ka lënë në burg pa afat policin e qarkullimit rrugor në qytetin e Durrësit, të arrestuar katër ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit Hajdari.
(25/1/2001)Ismet Haxhia ka shoqëruara para, gjatë dhe pas vras-jes së Azem Hajdarit, vrasësit". Kjo është akuza që ka lënë në burg pa afat policin e qarkullimit rrugor në qytetin e Durrësit, të arrestuar katër ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit Hajdari.
Seanca e djeshme për masë arresti ka filluar më vonë se të tjerat e këtij lloji. Ka qenë ora 14.00, kur në sallën e gjyqit Ismet Haxhia ka hyrë nga dera e mbrapme e gjykatës. Ai është përfaqësuar në gjyq nga avokati Agim Dishnica. Prokuror i akuzës ka qenë Sokol Stojani, ndërsa gjykatëse e çështjes ka qenë Miranda Ndoja. Ndonëse ka qenë vetëm për masë arresti, seanca ka zgjatur një orë e 30 minuta. Asnjë i afërm apo familjar nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit. Burime të sigurta kanë shpjeguar për Gazetën atmosferën e seancës gjyqësore dhe çfarë ka ndodhur gjatë një ore e gjysmë atje.
Seanca
E vetmja provë, që ka dhënë prokurori i çështjes Sokol Stojani, ka qenë ajo që Ismet Haxhia, sipas dëshmitarëve, është parë t'i shoqëroj vrasësit para, gjatë dhe pas vrasjes së Hajdarit. Provë kjo që, sipas avokatit Dishnica, nuk është e plotë. "Për mendimin tim, duke ju referuar procesit, masat e procedimit, kodin e procedimit penal për masë sigurie, caktimi i saj bëhet nga gjykata me kërkesë nga organi procedues, i cili, bazuar në këto kërkesa, duhet të argumentoj para gjykatës dyshimet të bazuara në prova", shprehet Dishnica. Prova këto që në rastin e Ismet Haxhisë nuk janë thënë, kjo për efekt fshehtësie hetimi. Ka qenë pikërisht kjo mosmarrëveshje midis prokurorit dhe avokatit, i cili nga ana e tij ka kërkuar që këto prova të argumentohen me qëllim që edhe mbrojtja të ketë mundësi të shfaq provat e saj, të cilat mund të hedhin poshtë provat e paraqitura nga prokurori. "Prokurori u shpreh me gojë se Ismet Haxhia është bashkëpunëtor dhe duhet të arrestohet, pa argumentuar dhe vërtetuar këto dyshime, të cilat i japin mundësi gjykatës të përcaktoj masën e arrestit", shprehet Dishnica.
Provat
Prokurori i akuzës Sokol Stojani ka dhënë vetëm dy prova. Të dyja provat kanë qenë sipas dëshmitarëve okular. Njëra prej tyre është ajo, që, sipas një dëshmitari, Ismet Haxhia është parë në një furgon së bashku me njerëz që kanë marrë pjesë në vrasje. Ndërsa prova tjetër, ka qenë fakti se, disa minuta pasi ka ndodhur vrasja, Ismet Haxhia është parë të hyjë në një lokal dhe të thotë me zë të lartë se sapo ishte vrarë Azem Hajdari. Provë kjo që nuk është kundërshtuar as nga avokati, as nga i akuzuari. Sipas avokatit Dishnica, fakti që një njeri mund të jetë në vendngjarje kur ndodh një krim nuk e bënë atë domosdoshmërisht fajtor si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas Haxhisë, ka qenë normale që, pasi ai ka dëgjuar krismat afër selisë së Partisë Demokratike të ngrihej nga lokali për të parë se çfarë kishte ndodhur. Edhe në intervistën e dhënë një javë më parë për Gazetën, ai është shprehur se afrimi i tij në vendngjarje ka një rrjedhë logjike, sepse vëllai i tij, Izet Haxhia, punonte si truproje e Berishës, fakt ky që detyrimisht mund të shqetësonte vëllanë më të madh nga meraku për tjetrin.
Ismeti
Ndonëse nuk është ndjerë mirë në bankën e të akuzuarve, Ismet Haxhia u është përgjigjur qetësisht të gjitha pyetjeve që i janë bërë nga prokurori Stojani. Ai ka shpjeguar me hollësi të gjitha veprimet që ka bërë ditën e 12 shtatorit, lokalin 100 metra larg PD-së, ku po hante darkë me miq, si është afruar në vendngjarje pas krismave, kthimin në lokalin, ku po hante darkë, lajmin që ka dhënë dhe bisedën me të vëllanë, Izetin. "Unë nuk kam lidhje fare me këtë ngjarje. Aq më tepër që me familjen Hajdari kemi pasur marrëdhënie të shkëqlyera. Nuk kam pasur asnjë motiv që të kërkoja vdekjen e tij", është shprehur Ismeti në sallën e gjyqit. Gjatë gjithë seancës, ai ka qenë mjaft i indinjuar, duke u shprehur se të gjithë dëshmitarët që kanë "dëshmuar" kundra tij, nuk janë njerëz të futur as nga SHIK, as nga shteti, por nga Partia Demokratike. Ai, madje, ka akuzuar dhe me emër njerëzit që kanë dëshmuar kundër tij. "Unë nuk jam një njeri ordiner, që ju të më trajtoni si vrasës. Kam personalitetin tim, kam një punë të nderuar, jam njeri familjar dhe gëzoj respektin e një opinioni të gjerë. Me këtë gjyq, ju po na diskretitoni si mua edhe tim vëlla. Do ju duhet të mbani një ditë përgjegjësi, kur e vërteta të dali ndryshe", i është drejtuar ai prokurorit Stojani.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.9%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?
2 Nëntor, 13:10
-
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec! Nga 7 raste, 3 janë në konviktin turk
2 Nëntor, 13:05
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset shefi i stacionit kufitar të Kakavijës
2 Nëntor, 13:02
-
Përmbytje në Spanjë, Sanchez: Do të dërgojmë edhe 10 mijë ushtarë në Valencia! Mbi 200 të vdekur, 1900 të zhdukur
2 Nëntor, 13:01
-
FOTOLAJM/ Rama shijon diellin e Korçës mbas Hallouinit
2 Nëntor, 12:53
-
'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor
2 Nëntor, 12:51
-
Rama: Vlora, bregdeti me shëtitoren më të gjatë në mesdhe! Gati të vijojmë Lungomare 4 në zonën e Orikumit
2 Nëntor, 12:50
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat
2 Nëntor, 12:13
-
Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46