Dëshmitarët shpallin "hero" të pandehurin Nehat Kulla

TIRANE (27/10/2000) Grumbulli i madh i akuzave (janë tetë), duket se nuk po e vë përposhtë Nehat Kullën. Edhe dje, ndërsa seanca pritej të fillonte, ai iu ka "dhuruar" buzëqeshje dhe ka shkëmbyer përshëndetje me miqtë e tij, që kishin mbushur sallën. Edhe i pandehuri tjetër, Ismet Ramadani, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë tjetër për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ka qenë i pranishëm. Pas dhënies së gjenealiteteve të tij, ai ka kërkuar të njihet me akuzën. "Çfarë bande të armatosur paskam krijuar unë" - tha Ramadani, duke e cilësuar më tej si një akuzë absurde dhe si një cënim të "dinjitetit" të tij personal. Katër dëshmitarë të kërkuar nga mbrojtja janë paraqitur në seancën e djeshme gjyqësore, e cila është e dhjeta e këtij procesi. Skënder Xhafa, i cili ka qenë në sallën e gjyqit me cilësinë e dëshmitarit, u shpreh disa herë para trupit gjykues se "ndihma e të pandehurit Nehat Kulla në trazirat e vitit '97 për ruajtjen e uzinës së riparimit të artilerisë dhe depove të armëve nga grabitja ka qenë e jashtëzakonshme". Dëshmitari Xhafa, i cli është drejtor i uzinës në fjalë, tha se për këtë punë Nehat Kulla ka marrë edhe falenderime me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Kulla kishte qenë shef i shoqërimit të armatimit në këtë uzinë dhe, sipas dëshmitarit, nuk kishte ndodhur asnjë incident gjatë punës së tij. Togat e zeza dhe organi i akuzës nuk thanë asnjë fjalë, ndërsa dëshmitari Xhafa fliste për "heroizmat" e të pandehurit, ndërsa nga sallë janë dëgjuar të shara nëpër dhëmbë. Edhe tre dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të Kullës. Të pandehurit kanë kërkuar të përfaqësohen nga mbrojtja në seancat e ardhshme gjyqësore.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës