Familja Caka në hasmëri me 4 familje në Samaticë e Fier

(26/12/2001)BERAT Lulzim Caka ka lindur më 1 mars të vitit 1970 në fshatin Samaticë të rrethit të Beratit. Nga 33 familje Caka në këtë fshat, 10 prej tyre janë të arratisur. Familja e tij përbëhet nga 9 vetë. Nga prindërit Hasan dhe Xhevrie kanë lindur edhe 2 motra - aktualisht të martuara - dhe djemtë Luli, Bardhoshi, Mentori, Gjeloshi e Juliani. Xhevria është përdhunuar, vrarë e hedhur në një kanal në moshën 56-vjeçare. Edhe Bardhoshim djali i madh është vrarë nga Begët në Samaticë. Ndërsa babai i Lulit ka vdekur 40 ditë pas vdekjes së bashkëshortes. Julian Caka ndodhet në burg i dënuar me 18 vjet heqje lirie pasi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes, ndërsa Gjeloshi është i arrestuar në Berat për pjesmarrje në vrasje. Familja e Cakajve është në hasmëri të shpallura me familjet Bega dhe Cami po nga fshati i tyre Samatica. Gjithashtu janë në gjak edhe me fisin Yzeiri të Rërës. Por edhe në Fier i ka vrarë të ëmën të ashtuquajturit "Mili" të cilit i ka vrarë të ëmën. Lul Caka u përball të herë të parë me shtetin bë qershor të vitit 1995 kur në gjendje të dehur u grin me pronarin e një lokali në fshatin Suk të Fierit. Ai është arrestuar në Fier, por arriti të arratisej nga ky burg vetëm pas 48 orësh. Për këtë ngjarje u pushuan nga detyra disa policë të cilët u dyshuan si bashkëpunëtorë ose persona të blerë nga i superkërkuari.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi