Festë për fëmijët e policëve të vrarë

SHKODER (29/12/2000)Fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të vrarë gjatë viteve të fundit, kanë qenë protagonistët e spektaklit të organizuar për nder të prindërve të tyre. Shoqata dhe "The Door" kanë organizuar në qendrën kulturore të fëmijëve një aktivitet për të gjithë ata që ngelën jetimë, nga që prindërit e tyre u vranë në detyrë. Kanë qenë rreth 120 fëmijë dhe përfaqësues të familjeve të tyre, të cilët kanë marrë pjesë në spektaklin, ku të pranishëm ishin emrat e njohur si Zef Deda, Adnan Bala, Edvin Bushati etj. Për çdo fëmijë dhe familje të policëve dhe ushtarakëve të vrarë, ishin përgatitur dhurata dhe pako të veçanta. Shoqata "The Door", nuk e zhvillon për herë të parë një aktivitet të tillë. Në gusht, ajo ka u ka dhuruar këtyre familjeve 10 ditë pushime në plazhin e Ulqinit. I pranishëm ka qenë dhe drejtori i policisë Pëllumb Molla. në emër të drejtorisë së policisë, Molla ka falendëruar këtë shoqatë, që ka organizuar aktivitet në ndihmë të familjeve të të rënëve në detyrë. Sipas tij, këta fëmijë duhet të ndihen të barabartë me të tjerët. "Duhet të jemi ne vetë fillimisht ata që duhet t'i krijojmë një ngrohtësi të tillë" ka shtuar Molla. Më tej, kastroit Faci, kryetar i shoqatës "The Door" ka kërkuar më tepër impenjim dhe bashkëpunim nga strukturat e tjera, që të mundësohet dhe zhvillimi i aktiviteteve të tjera.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura