Fëmijët kosovarë tregojnë solidaritetin e tyre për bashkëmoshatarët amerikanë

RICHMOND (9/29/2001)- Fëmijët e shkollave elementare në Nju Jork dhe në Uashington do të marrin së shpejti disa vizatime nga bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë në shenjë solidariteti me ta pas akteve terroriste të 11 shtatorit. Fondi i Fëmijëve Kristianë mori një pako suprizë këtë javë, ku, sipas Associated Press, në të përfshihen vizatimet e qyteteve që janë goditur, të cilat më pas do t'i dorëzohen fëmijëve amerikanë. Disa nga këto piktura janë grafike, si psh ajo e një njeriu që shkund një shami të bardhë në një nga kullat e World Trade Center. Disa të tjera shfaqin frikë dhe ankth, si p.sh.: vizatimi i një gjigandi dhe i një korbi të inatosur që vjen rrumbullak botës. Por pjesa më e madhe tregojnë shpresë për të ardhmen: njerëz të lumtur që fluturojnë në një ballonë, flamuj amerikan që fluturojnë lart ku shkruhe mesazhe të tipit "E duam Amerikën" ose "Ne jemi me ty Amerikë". 34 vizatimet janë bërë kryesisht nga nxënës shqiptarë myslimanë nga shkollat fillore të 4 qyteteve kosovare.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie