Gjilan: Policia e UNMIK e SHPK zbulojnë një tjetër sasi armatimi

GJILAN (8/23/2001)- Policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) kanë zbuluar sot në Gjilan në orët e para të mëngjesit një sasi armatimi diku mes fshatrave Pogragjë dhe Uglarë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë vendase të cituara nga Kosovalive. Ymer Rudhani, oficer për media i SHPK-së për rajonin e Lindjes, tha sopt për agjencinë e mësipërme se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në orën 05.15 min, mes fshatrave Pogragjë dhe Uglar të Gjilanit, janë zbuluar një sasi armatimi e fshehur, një raketë antitank, dy pushkë, shtatë minahedhës, shtatë mina ndihmëse të minahedhësit, shtatë paketime pajisje për minahedhës, pesë karikatorë për automatikë dhe dy pako municion. Rudhani tha se për armatimin e gjetur është njoftuar KFOR-i i cili ka marrë armatimin dhe e ka dërguar për shkatërrim.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie