Gjingjiç: I pashmangshëm dorëzimi i Millosheviçit në Hagë

MADRID (6/2/2001)- Jugosllavia nuk mund te evitoje dorezimin e ish-presidentit Sllobodan Millosheviç Gjykates Penale Nderkombetare (TPI), nese ajo kerkon te dale nga izolimi i saj, deklaron Kryeministri serb Zoran Gjingjiç ne nje interviste dhene se perditeshmes spanjolle "El Mundo", te dielen, të cituar nga AFP. "Ne nuk mund te lejojme humbjen e nje ndihme ekonomike te nevojeshme duke mos bashkepunuar me Gjykaten Penale Nderkombetare. Ne nuk mund te mos e dorezojme Milosheviçin, sepse ne nuk duam te mbetemi te izoluar", i deklaroi Gjingjiç gazetes. Kryeministri serb tha se Milosheviçi nuk duhet te dergohet si "nje pako ne Hage" pa u gjykuar me pare ne Jugosllavi."Ne kemi rastin tani per te sqaruar dhjetevjeçarin e fundit te historise sone, sepse perndryshe do te harrohet", shtoi ai. Gjingjiç tha se ndarja e Kosoves ne dy entitete, serbe dhe shqiptare, siç propozoi ne maj zevendeskryeministri i tij Nebojsha Coviç, eshte nje ide "realiste". "Kjo ide mund te supozohet si nje nga zgjidhjet me realiste: nje ndarje si ne Bosnje, ku jetojne serbe dhe shqiptare. Ne nuk e dime nese me kete propozim ne humbim apo fitojme ndonje gje, por nese ne pranojme ndarjen ne kantone ne keshtu do te fitojme nje pjese, deri me tani te humbur", tha Gjingjiç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie