Gjykata vendos: Dhe 2 muaj burg për "baronin" e drogës Çela
Gjykata e Tiranës shtyn edhe për 2 muaj afatet e para-burgimit për Gëzim Çelën. Dje, gjyqtarja Miranda Ndoja, ka pranuar kërkesën për të shtyrë afatin njëvjeçar të para-burgimit për shqiptarin e akuzuar nga drejtësia italiane.
(10/1/2002) TIRANE
Gjykata e Tiranës shtyn edhe për 2 muaj afatet e para-burgimit për Gëzim Çelën. Dje, gjyqtarja Miranda Ndoja, ka pranuar kërkesën për të shtyrë afatin njëvjeçar të para-burgimit për shqiptarin e akuzuar nga drejtësia italiane. I arrestuar më 6 janar të një viti më parë, i ashtuquajturi baroni i drogës, mbushte një vit burg duke pritur gjykimin.
Vetëm disa ditë më parë prokurori i çështjes Eneid Nakuçi i kërkoi gjykatës zgjatjen e afatit hetimor edhe për dy muaj. Brenda 60 ditësh prokuroria e Triestes duhet t'i dorëzojë homologëve të tyre shqiptar provat që plotësojnë dosjen që vërteton akuzën për "trafik prostitucioni" të Gëzim Çelës.
Në fillim mbi të riun nga Fushë Kuqja e Krujës rënduan një sërë veprash të rënda penale si " trafik droge", "shfrytëzim prostitucioni", " favorizim të trafikut të klandestinëve", " vrasje" etj. Emri i këtij njeriu lidhet dhe me ekzekutimin e tre karabinierëve në Udine të Italisë. Vrasje të cilat kanë ndodhur 4 vite më parë, në 1998. Ndërsa tani Gëzim Çela pret në qeli gjykimin vetëm për një akuzë. Prokuroria arriti të provonte vetëm akuzën e " shfrytëzim prostitucionit".
Çela nuk mund të ekstradohet përtej Adriatikut, ku akuzohet se ka kryer veprat penale, për shkak të mos pasjes së një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë. Por Gëzim Çela do të gjykohet në gjykatën shqiptare dhe prokuroria italiane do të përfaqësohet nga homologët shqiptar. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se rreth 50 prostituta shqiptare, rumune dhe bullgare kanë dëshmuar në Itali në lidhje me aktivitetin e bandës së kryesuar nga Gëzim Çela. Dosja me prova që prokurorët e shtetit fqinjë dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme menjëherë pas arrestimit të Çelës, mbante edhe emra të disa shqiptarëve të tjerë, të cilët akuzohen se bënin pjesë në këtë organizatë. Në verën e vitit të kaluar Policia Shqiptare u vu në aksion dhe arrestoi vëllezërit e Gëzim Çelës, Adem dhe Elez Çelën, Përparim Ismailin dhe Gëzim Gjinin, të gjithë nga Fushë Kuqja e Krujës. Prokuroria i akuzoi si pjesëtar të bandës së kryesuar nga Gëzim Çela. Por 3 nga 4 të arrestuarit e rinj lirohen pas 30 ditësh. Prokuroria shqiptare nuk arrin të vërtetojë akuzën si bashkëpunëtorë të Gëzim Çelës, brenda këtij afati kohor të vendosur nga Gjykata e Tiranës. Ndërsa mbet në burg vetëm Gëzim Gjini, të cilin prokuroria e akuzon si një nga bashkëpunëtorët kryesor të të riut nga Fushë Kuqja.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.9%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?
2 Nëntor, 13:10
-
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec! Nga 7 raste, 3 janë në konviktin turk
2 Nëntor, 13:05
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset shefi i stacionit kufitar të Kakavijës
2 Nëntor, 13:02
-
Përmbytje në Spanjë, Sanchez: Do të dërgojmë edhe 10 mijë ushtarë në Valencia! Mbi 200 të vdekur, 1900 të zhdukur
2 Nëntor, 13:01
-
FOTOLAJM/ Rama shijon diellin e Korçës mbas Hallouinit
2 Nëntor, 12:53
-
'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor
2 Nëntor, 12:51
-
Rama: Vlora, bregdeti me shëtitoren më të gjatë në mesdhe! Gati të vijojmë Lungomare 4 në zonën e Orikumit
2 Nëntor, 12:50
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat
2 Nëntor, 12:13
-
Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46