Hungari: Shtohen alarmet për antraksin

BUDAPEST (16/10/2001)- Alarmet e shumta për bakterien e plasjes në Hungari, deri tani, janë të gjitha "shaka". Këtë njoftoi sot shërbimi i parandalimit të katastrofave natyrore në Budapest. "Ka patur alarme në shumë raste, në disa qytete, por deri tani, të gjitha kanë dalë se ishin shaka", njoftoi Enikoe Hoszu, zëdhënës i shërbimit të parandalimit. Një filial i "General Electric" në Budapest i vuri në gjendje alarmi autoritetet sot, pasi mori një pako të dyshimtë që vinte nga Dubai, shpjegoi Hoszu. Tani pakos po i bëhen analizat e duhura, rezulatet e të cilave pritet të dalin në fund të ditës. Disa punonjës të një zyre poste të qytetit Debrecen (në lindje të vendit) gjetën gjithashtu sot një pako që mbante nënshkrimin "antraks". "Në fakt, ajo përmbante një pluhur të zi pa rrezik", bëri të ditur Hoszu. Punonjësit e kësaj zyre bënë një vizitë mjekësore që nuk la asnjë dyshim, shtoi ai. Megjithatë, policia dhe autoritetet për parandalimin e katastrofave "i përgjigjen çdo thirrjeje, dhe hetojnë çdo rast", theksoi ai.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie