Itali: Shqiptari Zefir Ndoja, u vra në pub për larje hesapesh

CERNUSCO SUL NAVIGLIO (3/24/2001) - Shqiptari i vrarë në Pub të Cernuscos, është vrarë për larje hesapesh. Ai quhej Zefir Ndoja, 36 vjeç, i martuar dhe jetonte në Cernusco, në rrugën Videmari me të shoqen. Kishte leje qendrimi, por kishte pasur shumë preçedente me policinë. Kushëriri i Zefirit në shtator, ishte arrestuar për shfrytëzim të një prostitute gjithmonë në Cernusco sul Naviglio. Të dy vrasësit, të cilët dje rreth orës 23, hynë në Sleever Pub dhe pa thënë asnjë fjalë i kanë gjuajtur Zefirit në gjoks, mendohet të jenë shqiptarë, të lidhur më klanin i cili kontrollon xhiron e prostitucionit, sipas hetuesve. Atë moment kishte shumë njerëz. Të dy vrarësit e kishin fytyrën të zbuluar dhe kanë dalë nga lokali pa u ngutur, ku pastaj u larguan me një makinë të cilindrit të madh, thanë dëshmitarët.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ende të pamposhtur, Boston e Lakers rikthehen te fitorja