Italianët: Caka person "non grata"

(27/12/2001)TIRANE Dy janë mënyrat me të cilat Lulzim Caka do të mbërrijë në Shqipëri. Me "dëshirën" për ta pasur sa më parë në qelitë shqiptare, autoritetet përkatëse mund të kërkojnë rrugën e "deportimit" të Cakës. Në këtë mënyrë autoritetet italiane e shpallin të tmerrshmin e Beratit "non grata" dhe, të shoqëruar nga policë, e hipin Cakën në avionin e linjës Romë-Tiranë. Dhe në Rinas të dalin të tjerë policë për ta pritur, duke e arrestuar për herë të dytë. "Kjo rrugë përdoret rrallë dhe vetëm për persona të rrezikshëm, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo metodë dëbimi është përdorur për shtetasit islamikë që i nxjerrin jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa rruga tjetër është ajo e ekstradimit, por kjo procedurë kërkon rreth 3-4 muaj kohë. Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare do t'i duhen 40 ditë për të përgatitur dokumentacionin e duhur, kërkesën për ekstradim së bashku me faktet, provat dhe akuzat ndaj Cakës. Më pas kjo kërkesë do të merret në shqyrtim nga një gjykatë italiane dhe ekstradimi kryet vetëm pas këtij vendimi.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie