Jetimët, lule për politikanët

FIER (6/2/2001) Shoqata e jetimëve të Fierit, u bën apel indirekt pushtetarëve lokalë dhe politikanëve të rrethit, që të hedhin sytë nga ata. Kështu, me rastin e Ditës së Fëmijëve, 2 Qershorit, kjo shoqatë, ka ndarë disa grupe fëmijësh, të cilët, u kanë dërguar tufa me lule dhe nga një kartolinë, Prefektit, Kryetarit të Bashkisë, atij të Qarkut, Kryetarit të degës së PS-së, të degës së PD-së dhe asaj të PR-së. "Ne fëmijët jetimë, me rastin e 1 Qershorit, ju urojmë suksese në punën tuaj dhe në fushatën elektorale". Ky ka qenë mesazhi që kanë përcjellë fëmijët, i shkruar në kartolinat e tyre. I vetmi që ka "zgjidhur qesen" ka qenë kryetari i degës së PD-së, Ibrahim Morina, i cili, nga fondi i fushatës u ka falur diçka. Po dje, shoqata, me një ndihmë prej 200 mijë lekësh, nga Albpetrol e Armo, kanë shpërndarë pako për 600 fëmijë jetime të rrethit, ndërsa po përgatiten tjetër për 1900 të tjerë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie