KNKK: Mitrovica, rajoni me më pak refugjatë nga Presheva e nga Maqedonia

MITROVICE (6/11/2001)- Rajoni i Mitrovicës është vendi që ka numrin më të vogël të të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës dhe refugjatëve nga Maqedonia, për shkak të situatës politike. "Nga Maqedonia në Mitrovicë kemi të regjistruara 22 familje me 87 anëtarë, në Vushtrri 29 familje me 128 anëtarë, ndërsa në Skënderaj 6 familje me 17 refugjatë," tha për KosovaLive përgjegjësja për informim e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Mitrovicë, Ajtene Buçinca. KNKK në Mitrovicë ndihmon refugjatët nga Maqedonia me pako ushqimore, në bazë të kërkesave të paraqitura nga UNHCR. "Numri i të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës në rajonin e Mitrovicës, sipas shënimeve tona është relativisht i vogël. Në Mitrovicë kemi 2 familje me 13 anëtarë, ndërsa në Vushtrri 5 familje me 20 anëtarë", thotë Buçinca. Sipas saj, KNKK ndihmon të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës me pako ushqimore përmes Kryqit të Kuq të Kosovës. Secili person i regjistruar ndihmohet me një pako ushqimore 5 koligramëshe dhe me 12 kg miell. Ndërkohë, Kryqi i Kuq i Kosovës ka strehuar sot edhe dy familje nga Maqedonia. "Ne kemi strehuar familjen 5 anëtarëshe të Bajram Elezit dhe familjen 10 anëtarëshe të Nazif Hasanit nga Haraçina në shtëpinë private të Skënder Gashit nga Mitrovica," tha për agjencinë e mësipërme kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës në Mitrovicë, Adem Nura. Sipas Nurës, pjesa dërrmuese e refugjatëve nga Maqedonia kanë gjetur strehim te familjarët e tyre. Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq i Kosovës në Mitrovicë deri sot ka strehuar gjithsej tri familje.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie