Kapen 10 kilogramë drogë

BARI (10/12/2000) Kapet sasia më e madhe e heroinës dhe kokainës së pastër në brigjet pulieze e hyrë nga Shqipëria. Karabinieria e Barit, ka arritur të zbulojë e sekuestrojë 10 kilogramë heroinë e kokainë të pastër. Si pasojë është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit "Opel Omega", në të cilën ndodhej heroina. Gjithashtu, janë sekuestruar një pistoletë, shtatë fishekë dhe dy maska. Zbulimi Forcat e karabinierisë italiane, duke mbik-ëqyrur rreptësisht rrugët afër brigjeve të detit Adriatik dhe duke dyshuar për një trafik të mundshëm të narkotikëve apo klandestinëve nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore, kanë bërë të mundur edhe kapjen e sasisë së drogës. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, ditën e premte, në mbrëmje, nga një postbllok i ngritur pranë Portit të Barit, karabinierët kanë ndaluar një autoveturë tip "Opel Omega", që kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Itali me anë të një trageti, me të cilën udhëtonte vetëm drejtuesi. Gjatë kontrollit, karabinierët italianë, kanë arritur të zbulojnë 10 kilogramë heroinë e kokainë të pastër, të paketuar në 20 pako e të futur nën panelat e kroskotit të makinës. Gjatë kontrollit të autoveturës është gjetur e sekuestruar dhe një pistoletë gjysmë automëtike Tokarev, shtatë plumba dhe dy maska. Po sipas ANSA-s, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, Nikola Klemente, 42 vjeçm i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike. Hetimet Menjëherë pas zbulmit të drogës dhe arrestimit të Klementes, nga provinca e Barit, Almatura, hetuesia italiane ka filluar hetimet intensive. Pika kryesore ku do mbështeten hetuesit e Barit, do të jetë misioni i 42-vjeçarit në Shqipëri. Po sipas ANSA-s, ai është korrier i një organizate në Almatura dhe ende nuk është sqaruar misioni i tij në Shqipëri, prejardhja e drogës dhe rrjeti i trafikantëve. Nuk është hera e parë, që autoritetet policore të Italisë, kapin sasira droge të hyrë nga Shqipëria. Por, sipas agjencisë italiane, ky zbulim përbën sasinë më të madhe të drogës së pastër.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'