Kapet 15 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar

(31/3/2000)Policia greke kapi të premten në postën kufitare greko-shqiptare të Kakavijës 15 kg heroinë, mbi një kamion që vinte nga Fieri. Trafikanti, sipas burimeve është një 43-vjeçar po nga Fieri dhe nuk i ka rezistuar aspak policisë greke. Droga ishte e fshehur në pjesën e poshtëme të njërës nga dyert e kamionit dhe ishte e ndarë në 23 pako. Trafikanti i është dorëzuar prokurorit të qytetit të Janinës dhe kamioni i tij është sekuestruar. Një javë më parë u bllokua në një kamion që transportonte fruta rreth 23 kilogram heroinë. Vetëm tre ditë më parë, në Itali u bllokua një tjetër kamion, që transportonte 26 kilogramë heroinë nga Shqipëria në Itali.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie