"Kënga magjike" në Tiranë

(19/9/2000)Festivali i dytë i këngës së lehtë shqiptare "Kënga Magjike" është vendosur të jetë nga data 28-30 shtator, në Pallatin e Kongreseve. 37 këngëtarë do të konkurrojnë në aktivitetin që ka si bashkëautor Televizionin Publik, Shoqatën "Jon" dhe TVA. Lajmi konfirmohet në fundjavë nga ideatorja e saj "Jon music". Presidente e jurisë është këngëtarja e njohur kosovare Nexhmije Pagarusha. Stafi i zakonshëm i ideatorit Ardit Gjebrea mbetet i njëjti. Muzika është e Shaban Ibrahimit dhe Alfred Kaçinarit, skenarist është Pandi Laço, drejtor i fotografisë është Stefan Gajo. Regjisor i aktivitetit është Pali Kuke, ndërsa Gjebrea si zakonisht do të prezantojë aktivitetin sëbashku me një showwoman gjermane Sabine Blomyer. Festivali ka 12 çmime dhe e veçanta e tij mbetet në faktin, që dy çmimet e para jepen nga vetë protagonistët e saj këngëtarë. Greku Nikos Kurkulis dhe Justina Aliaj janë të ftuarit e nderit të Festivalit. Aktiviteti do të jetë "Live" dhe pjesërisht me "playback".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës