Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Kosova është sot në zi. Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar 9 shkurtin, ditë zi kombëtare në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Këtë të dielë flamuri flamuri do të ngrihet gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e saj në Prishtinë. Ajo është konsideruar, si “Baresha” e këngës shqipe, me këngën që mban të njëjtin titull, kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, duke i dhënë jetë melodisë edhe tingujve, por edhe duke sfiduar edhe vitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Nën tingujt e muzikës së saj, mbahen në Prishtinë homazhet në nder të Nexhmije Pagarushës (VIDEO)

Në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Kosovë, janë mbajtur homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës bilbilit të këngës shqiptare, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit. Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës nën tingujt e muzikës së saj, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit. Të pranishëm në homazhet e mbajtura për nder të saj kanë qenë persoalitete të artit, kulturës dhe politikës.

1581251748_nexhmijee.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'