Kokainën nga Shqipëria do ta blente mafia ruse

(13/2/2001)Dialogu i mëposhtëm zhvillohet në dhomën me numër 50 të hotelit "Augustea", të Romës. Përgjimi i tij është ambiental. Agjentët e ROS kanë vendosur përgjuesit në dhomë dhe njerëzit që flasin janë më pak të kujdesshëm në raport me bisedat që bëjnë në telefon. Eshtë ora 22.30 e datës 29 mars 2000. Në dhomë ndodhen Luisa Esmeralda Castro Quevedo me dy vajzat. Ajo ka dy ditë që ka ardhur nga Greqia. Në këtë moment në dhomë hyn i shoqi Nestor Sanches (Paco), panamezi i arrestuar të premten e 2 shkurtit dhe djali i tij Nestor Alfredo. Ata të tre flasin për ngarkesën me kokainë që duhej të mbërrinte në Shqipëri e më pas do të merrej nga rusët. Durda dhe Bërballa ishin njerëzit që do të merrnin përsipër transportin deri në Shqipëri dhe kishin gjetur klientët rusë, që do të merrnin mallin për ta çuar në Rusi. Këta të fundit e blenin 20 mijë dollarë kilen dhe më pas e shisnin 40 mijë dollarë. Flitet gjithnjë për tonelata me kokainë. Sobat që përmenden në dialog do të vendoseshin në anijen Privilege e cila ishte në pronësi të Durdës e Bërballës. Paco: Kemi nevojë për këtë kuti dhe do ta çojmë me "BOLDE" (një lloj ambalazhi), me "BOLDE" prej çeliku... Prej çeliku... dhe aty do të vemë mallin. Këtu, nga këtu, aty (duket që folësi po tregon me dorë vendin ku do të bëhet puna) dhe pastaj e vendosim përpara, një tabletë këtu dhe tabletën tjetër këtu, në momentin që do të bëjmë kutinë. Kjo është kutija, ja. (Paco tregon ndoshta një kuti, mbase në mënyrë të figurshme)... dhe në një krah... Nestor: ... (nuk kuptohet).. Paco: E qartë. Ky është malli! Nestor: (s'kuptohet)... Andrea: Atëherë, këtë do ta vëmë këtu dhe atë tjetrën atje...gjithmonë...(s'kuptohet).. do ta vërë te muret. Paco: ... Jo, problemi është se ka kuti me mure të trasha, si këtu dhe këtu. Për shembull, i keni parë ato të televizorëve? Andrea: Kështu... Paco: Kjo është e trashë... në një të tillë ambalazhojnë sobat në Evropë, por për Shqipërinë...(s'kuptohet)... nga çdo krah i çdo sobe, e rëndësishme është të mos mbërrijë e dëmtuar... (s'kuptohet) Nestor: Atje shesin soba? Pako: Sigurisht! Nestor: Ka garanci për sobën? Andrea: Sa kushton një tabletë? Paco: Kjo varet nga ajo që i fusim brenda! Luisa: ...(s'kuptohet)... gjithmonë kështu me këtë... Paco: ...Asnjë sobë nuk arrijnë ta vënë këtu, ... këtu ti vendos... është kjo e vogla, prandaj është në qendër ...(s'kuptohet)... këtu vendosin 600 gramë... 12, 12 mijë plaza. (fjalë kodi për njësinë matëse) Andrea: Sa është? Paco: 12 mijë dollarë. Nestor: Jo, 12 milionë janë 24 mijë dollarë. Luisa: 24 milionë pesos (para spanjolle) Andrea: Po kush vlen më shumë?... kush vlen 20, kush vlen 20 mijë dollarë? Paco: Këtu vlejnë rreth 28 mijë dollarë. Nestor: Po qe se nuk ke nevojë ta sjellësh dhe ta shesësh. Paco: Po, sepse për ta sjellë dhe shitur... e dhurojnë... (qeshin) Luisa: Dhe për më shumë, çdo organizatë ka .... Paco: Seicili ka... referentin e tij Luisa: ...referentin e tij. Ata, atë që bëjnë është kjo....marrin! Paco: Po Nestor: Ju e transportoni dhe e shisni? Paco: Më vonë mendoj të blej një makinë... Luisa: Këta mafiozët... janë të korruptuar. Paco: Kush bën luftë me ta?! ... Më vonë dua të blej një makinë me një boshllëk (ndoshta me një fund të dyfishtë), kështu e vë arkën në këtë boshllëk dhe e zgjidh vetë, 50 kile... (s'kuptohet).. pastaj makina në anën tjetër. Nestor: Mbase unë nuk po kuptoj... mafia ruse i blen? Apo? Kush e bën shpërndarjen? Luisa: Ata... Paco: Arrijnë aty me një avion privat... Luisa: E ngarkojnë aty avionin? Paco: ...(s'kuptohet)... Nestor: Eshtë e njëjta që shpërndani dhe ju? Paco:...e shesim Nestor: Më shtrenjtë? Paco: Sigurisht! Luisa: Ata janë stacioni i fundit... Nestor: Dhe fitojnë më shumë para? Luisa: Fitojnë më shumë! Atë që i shesin... ata e blejnë 20 mijë... (s'kuptohet)...dhe e shesin 50 mijë. Paco: Jo! Pazari më i mirë është 40. Nestor: 40 mijë dollarë kilja? Paco:... Kokainë Pak ditë më pas Frederik Durda dhe Gjin Gjonaj (shqiptari ende i paidentifikuar nga ROS) shkojnë në Rusi dhe kthehen më 17 prill në Romë. Atë ditë takohen me Alfredo Santiagon edhe ky tashmë i arrestuar dhe flasin për pazarin që kanë bërë me rusët. Durda shprehet tepër i kënaqur.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie