Kriza në Maqedoni, Kryqi i Kuq fillon të ndihmojë refugjatët

GJENEVE (3/9/2001) - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CIRC) ka filluar të ndihmojë personat që po largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shkëmbimeve të zjarrit në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në Maqedoni - saktëson një deklaratë publike sot në Gjenevë - Kryqi i Kuq Ndërkombëtar po vlerëson aktualisht nevojat e njerëzve për të shpërndarë më pas ndihmat. Në Kosovë, CICR ka furnizuar Kryqin e Kuq lokal me 600 pako për familjet dhe 7 tonelata miell të destinuara për refugjatët që vijnë nga Maqedonia. Deri më sot, rreth 400 refugjatë kanë mundur të marrin këto ndihma.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie