Lushnjë: Zbulohet arsenal armësh, ishte i fshehur në themelet e një banese

(5/1/2002)LUSHNJE (5 Janar) - Zbulohet një arsenal i armësh në një banesë të fshatit Bubullimë në rrethin e Lushnjes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Fierit, mësohet se pas një aksioni në shtëpinë e Spiro Vaskalit, i vrarë që në vitin 1998, shtëpi në të cilën jetonin vetëm 2 motrat e tij, janë gjetur e bllokuar 2 pushkë, granata, fishekë, kapsolla detonatorë, pako tritoli 400-gramshe, krëhëra automatiku dhe mitralozi me fishekë, 70 metër fitil zjarrpërcjellës dhe shashka. Shkak për këtë zbulim janë bërë dy vajzat e shtëpisë, që sipas policisë fierake, janë gati të sëmura psikike. Të njëjtat burime policore kanë bërë të ditur se, dy motrat Vaskali, për motive të dobëta janë zënë me komshinjtë e tyre. Madje i kanë kërcënuar edhe se do t'i vrisnin. Por, komshinjtë e trembur, pasi e njihnin mirë këtë familje, kanë denoncuar në policinë e Lushnjes, e cila menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dhe, pas një pune shumë intensive disa orëshe kontrolli në shtëpinë e vajzave, kanë bërë të mundur gjetjen e arsenalit, i cili ishte i futur në tokë, poshtë shtëpisë së tyre.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie