Maqedoni: Kryqi i Kuq shpëton 66 civilë

ROME (6/16/2001)- Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka shpëtuar gjatë ditëve të fundit 66 civilë, të gjithë gra e fëmijë, duke i nxjerrë nga zona e luftimeve, në pjesën veriore të Maqedonisë, raportoi Koloneli Blagoja Markovski zëdhënësi i ushtrisë. Sipas ANSA Markovski ka thënë se një ekip i organizatave humanitare ka mundur të mbërrijë në zonën e luftimeve falë armëpushimit 4-orësh të njohur edhe nga Guerrilja shqiptare. Kryqi i Kuq ka shpërndarë pako me ndihma mjekësore. Të 66 civilët e evakuuar përbëjnë një rezultat jo të kënaqshëm. Në zonën e luftimeve gjenden ende 8 deri 15 mijë civilë që vazhdojnë të ngulmojnë për të mos braktisur shtëpitë e tyre. Autoritetet Maqedone thonë se guerrilja pengon evakuimin e popullsisë, ndërkohë që UÇK thotë se njerëzit nuk largohen nga shtëpitë nga frika e arrestimeve të policisë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie