Mbipopullimi i qytetit "Duhen edhe 6 shkolla"

TIRANE (15/9/2000) Drejtoria Arsi more e Tiranës ka propozuar të ngrihen 6 shkolla të reja 8-vjeçare. Shtrirja e rritja e konsider-ueshme e popullsisë në kryeqytet, shtron nevojën e menjëhershme për ndërtimin e shkollave të reja. Zonat e propozuara janë pranë ish-uzinës Dinamo, te Kopshti Botanik, Qyteti i Nxënësve, Kinostudio, në Kodër-Kamëz dhe pranë shkollës "Kosova", pasi pikërisht në këto zona ka rritje të popullsisë dhe kërkesa për arsimim. Kjo është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Administrativ në Prefekturë. Ka ende shkolla në pjesët periferike të qytetit që edhe këtë vit shkollor do i zhvillojnë orët e mësimit me tri turne, pasi vetëm një shkollë ka 2300 nxënës. Në fjalën e mbajtur nga Prefekti i kryeqytetit Taulant Dedja u bë një përmbledhje e situatës para fillimit të vitit të ri shkollor. Këtu u përmendën edhe ndërtimi i 8 shkollave të reja me 136 klasa, të përfshira në projektin "Tirana 2000" në bashkëpunim me fondacionin Soros. Sipas drejtoreshës së Arsimit të Tiranës, Ana Misha, problemi i furnizimit me tekste shkollore të shkollave 8-vjeçare është zgjidhur, por edhe këtë vit gjimnazet do nisin vitin e ri shkollor pa tekste. Vetëm këtë vit, në shkallë rrethi, Tiranës i janë shtuar 5000 nxënës të ardhur nga rrethet. Ndërsa deputeti Limoz Dizdari e ka quajtur shumë të rëndësishme parandalimin e sëmundjeve bashkëkohore si droga, alkooli, duhani. "Duhet plotësuar kuadri ligjor në lidhje me arsimin që shteti të veprojë" - duke shtuar si vatra të mundshme të "veseve", diskotekat e lojërat e fatit. Një problem shumë shqetësues i ngacmuar disa herë, por i pazgjidhshëm deri sot, është zaptimi i territoreve të shkollave. Janë një sërë ndërtuesish që me leje ose pa leje ndërtojnë brenda territoreve, duke i zvogëluar nxënësve ambientet e pushimit. Edhe pse në gjykatë janë denoncuar dhe bërë një sërë gjyqesh për këtë problem, shteti ka dalë gjithnjë i humbur, duke dalë fitues pronari privat. Po kështu u parashtrua si problem lokalet para shkollave. Megjithë kërkesën e vazhdueshme të Drejtorisë së Arsimit për mbylljen e lokaleve pranë shkollave, u arrit të bllokoheshin vetëm 2 të tilla te "Sami Frashëri" e "Qemal Stafa". Shqetësuese si shkollë mbetet Liceu Artistik "Jordan Misja". Si konkluzion i takimit u sugjerua propozimi i një projektligji që ndalon përdorimin e alkoolit nën moshën 18 vjeç, si dhe ndalimin e duhanit. Prefekti Dedja i premtoi drejtorive arsimore një angazhim të plotë në problemet, hallet, planet e tyre për t'i dhënë një hov të madh arsimimit të fëmijëve në Tiranë e për të shmangur fenomene si droga e duhani.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre