Ministria e Brendshme: Niveli i krimit në Serbi nën mesataren europiane

BEOGRAD (8/22/2001)- Ministri serb i Punëve të Brendshme, Dushan Mihajlloviç, hodhi poshtë akuzat për rritje të krimit në Serbi gjatë 7 muajve të kaluar, duke i konsideruar ato të pavërteta dhe arbitrare, njoftuan sot burime të ndryshme. Niveli i krimit në Serbi është nën mesataren europiane dhe, si rrjedhim, nuk përbën ndonjë çështje shqetësuese, theksoi Mihajlloviç, duke hedhur poshtë deklaratat e DOS-it se veprimtaria kriminale në vend po rritet. Mihajlloviç deklaroi në një konferencë shtypi se ministria e tij kishte nisur një hetim të hollësishëm rreth veprimtarisë kriminale në të kaluarën që përfshin krimet e luftës, varret masive dhe Mafian shtetërore, me qëllim që të bënte një ballafaqim me gjendjen aktuale. Numri i çështje që janë zgjidhur për veprat penale të vrasjes, gjatë 7 muajve, është 60 për qind, ai i tentativave për vrasje - 66 për qind, për çështjet e përdhunimit - 82 për qind dhe rrëmbimet - 78 për qind, deklaroi Mihajlloviç. Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar 192 kilogramë lëndë narkotike, ka arrestuar mbi 100 kontrabandistë të duhanit dhe ka sekuestruar 400 000 pako cigaresh me një vlerë prej 4 milionë markash gjermane dhe ka nisur procese gjyqësore mbi 14 doganierë dhe 16 policë me akuzën e shfrytëzimit të postit, deklaroi Mihajloviç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie