Miratimi i ligjit të vetëqeverisjes lokale: Konferenca e Donatorëve, brenda 20 ditëve

(25/1/2002)SHKUP (25 Janar) - Aprovimi i ligjit për vetëqeverisjen në Parlament, ka hapur rrugën për zhvillimin e Konferencës së Donatorëve në Maqedoni, që do të zhvillohet brenda 20 ditëve. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, kushti i parë ishte monitorimi i Fondit Monetar Ndërkomëtar, që në fillim të këtij viti. Në këtë konferencë , Maqedonia do të kërkojë një shumë financiare prej 173 million dollarësh për shpenzimet e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për borxhe të tjera. Kjo do të jetë hera e pestë e Konferencës së Donatorëve për Maqedoninë, që nga fitimi i pavarësisë së saj.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës, shiste kanabis në zonën e Nishtullës, arrestohet 30-vjeçari