Homazhet për Kadarenë, botuesi i tij: La diçka pa publikuar, e kishte nisur në Paris

Homazhet për Kadarenë, botuesi i tij: La diçka pa publikuar, e kishte nisur në Paris

1720000228_hudhri.jpg

Kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, iu dha lamtumira e fundit me homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në homazhe nuk mund të mungonte botuesi i tij, Bujar Hudhri, i cili i ka qëndruar gjithnjë në krah shkrimtarit Kadare, duke e shoqëruar çdo ditë në kafet e tij.

I pyetur nëse mund të ketë ndonjë vepër të publikuar të Kadaresë, Hudhri tha se ai nuk tregonte, por flet për një krijimtari që mund ta ketë lënë pa nxjerrë në treg. Diçka që kishte nisur te kafe Rostan, aty ku Kadare kalonte kohën më të madhe në Paris. Hudhri thotë se të drejtën për publikimet tashmë e kanë gruaja Helena dhe dy vajzat.

“Sa herë që më ka shkuar mendja që një ditë e tillë do vinte më kujtohet avion që zbret nga Parisi që sillte Kadarenë pasi një muaji që përcillja përsëri, e ndiqja me sy derisa avioni zhdukej, më dukej sikur ai është i një planeti tjetër. Në këtë pikëpamje kam menduar se kurrë s’do ta ndiej që ai nuk është, se ai është diku. Kjo diku sot quhet Panteoni i letërsisë botërore. Ai iku fizikisht, por vepra e tij është pasuria më e madhe që i ka lënë këtij kombi.

Dorëshkrim i papublikuar?

Ai kurrë nuk tregonte se çfarë kishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisu. Ai nuk e tregonte, thonte jam supersticioz. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar, shpesh herë e kam pyetur.

Ajo që unë mendoj se ka lënë ishte diçka që ka nisur tek kafe Rostan, një kapitull që quhet ‘Mozaikale’ aty janë disa tekste të shkurtra, si xhevahire, brilante, ndoshta kjo bëhet sepse talenti i tij i madh bën që të japë të tilla mrekullira. Jam e sigurt që këtë ka lënë, se shpesh më thonte po, një ngjarje të Juvenilja, një takim, një figurë gruaje. Nga nesër e tutje vendos zonja Kadare me dy bijat.”


Lajmi kryesor:

Botuesi i Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme, mezi kemi çarë rrugën! I përgjigjet Brataj: S'ke pasur syzet, mjekimin e mori sipas protokollit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Çmenduri' për të parë Spanjë - Gjermani, biletat kapin shifrën e pabesueshme

'Çmenduri' për të parë Spanjë - Gjermani, biletat kapin shifrën e pabesueshme