Mynever Zaimi, gruaja e parë në skenën shqiptare
Mynever Zaimi ka lindur në qytetin e Elbasanit më 1925 në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetare e kulturore. Eshtë mbesa e kryeesnafit të Elbasanit Abdurrahman Zaimit i cili njihet si simbol i qytetarisë elbasanase.
(4/5/2001)Mynever Zaimi ka lindur në qytetin e Elbasanit më 1925 në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetare e kulturore. Eshtë mbesa e kryeesnafit të Elbasanit Abdurrahman Zaimit i cili njihet si simbol i qytetarisë elbasanase.
Gjyshi i saj ka qenë drejtor i koorparatave të Elbasanit dhe familja e tij ka financuar ndërtimin falas të shkollës së mesme "Ruzhdie", shkollë në të cilën kishin mundësi ta ndiqnin edhe të varfërit. Familja e saj ka ndërtuar duke harxhuar një sasi të madhe parash edhe "Çezmën e Gurabardhës" ku mbushte ujë i gjithë qyteti i Elbasanit pa qenë nevoja që gratë të zvarriteshin më, pas portave të bejlerëve të çakërdisur. Hysen Zaimi, i ati i saj, në historinë e qytetit të Elbasanit njihet si tregtar i madh. Ndërsa Alush Saraçi, gjyshi nga nëna i Mynever Zaimit ka qenë një jurist i dëgjuar dhe një nga kryetarët e I-rë të bashkisë së qytetit të Elbasanit i cili si i tillë ka pasur fatin që më 25 nëntor 1912 të ngrejë flamurin kuq e zi në këtë qytet. Si bashkëluftëtar i Aqif Pashës atij ju shkatërrua nga Haxhi Qamili dhe shtëpia. Ndërsa gjyshit nga babai i cili ishte dhe esnaf i Beziztanit si shpërblim për të mirat që u bëri bashkëqytetarëve, u internua në Bitoli, ku nga torturat e tmerrshme ai vdes në moshën 50 vjeçare.
Fëmijëria
Mynever Zaimi edhe vetë e quan fëmijërinë e saj shumë të veçantë krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve të saj. "Edhe pse rridhja nga një familje e pasur nuk kam pasur kurrë fëmijëri të lumtur"-tregon ajo. Nëna që të vogël e ka birësuar te i vëllai i cili nuk kishte fëmijë por që nuk qe jetëgjatë. Ai vdiq në moshën 37 vjeçare duke e lënë të vetme mbesën.
Gjatë kësaj kohe ajo ka humbur edhe shtëpinë e parë te qendra etnografike e cila i është dhënë si prikë njërës prej vajzave të fisit të cilës fati i kishte ardhur me vonesë. Pas vdekjes së babait nuk ka vonuar as ajo e të vëllait të vetëm duke i lënë në derë një mal me halle të cilat nuk e kanë trembur kurrë për të çarë me gjithë forcën e kurajon prej burri në udhën e vështirë të jetës.
Shkollat
Nga Normalja në Institutin Femëror të Tiranës midis figurave të mëdha të arsimit shqiptar të kohës Mynever Zaimi jo vetëm që nuk i ka humbur traditat e familjes së saj në fushën e arsimit por ka luftuar ti përsosë ato më së miri. Ajo ka ndjekur dhe ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën ushtrimore ose "shkollën e kishës" siç e quanin atëhere. Kjo shkollë e kohës parapërgatiste kandidatët për mësues. Profesorët e parë të saj kanë qenë Sul Harri, Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Loljari etj që ishin arsimtar në Austri të cilët edhe pse notat i shtrëngonin shumë, dëftesën e Myneverit e mbushnin me notat njësha, notë e cila jepte vlerësimin shkëlqyeshëm në atë kohë. Që këndej ajo siguron të drejtën për në shkollën Normale e vetmja në Shqipëri që përgatiste arsimtarë. Në vitin e parë të shkollës ushtrimore ajo ishte veçse 10 vjeçe dhe ka ndjekur kursin e ulët në profilin shkolla e punësë me profesor Halit Narazanin matematicien, i cili ka projektuar kinema nacional sot teatri "Skampa". "Në Normale kemi mësuar gjithçka të vlefshme për të ardhmen"- tregon sot Mynever Zaimi, njëra prej atyre qindrave femrave që studiuan aty. U falem e u përulem të gjithë profesorëve të mi të kësaj shkolle por veçanërisht mësuesit tim të dashur Petraq Pepa dhe Simon Shuteriqit i cili më dha mundësi të mësoj gjuhët e huaja thotë për "Gazetën" Mynever Zaimi.
Kur po afrohej fillimi i vitit shkollor 1940-1941 qeveria fashiste kishte urdhëruar që të mos kishte më shkollë të mesme mikse kështu që vajzt e kursit të lartë të Normales ose duhej të mbeteshin pa shkollë ose të vijonin pranë Institutit Femëror "Nëna e Skënderbeut" në Tiranë. Myneveri pa një, pa dy ka guxuar të jetë e para që ka "fluturuar" drejt Institutit Femëror të Tiranës. Aty ajo ka gjetur vetveten. Kjo shkollë në atë kohë përgatiste ekonomistë, zonja shtëpie, profesoresha, artiste e shumë profesione të tjera. Ahmet Gashi, Hysni Babameto e Marie Kraja bëhen mësuesit e zemrës së studentes Zaimi gjatë viteve të studimeve në Institutin Femëror.
Aktiviteti revolucionar
Mynever Zaimi në arkivat e kohës figuron jo vetëm si femër e emancipuar por edhe si një atdhetare e shquar çka ajo e kishte në gen nga trashëgimia familjare. Ajo ka pasur shoqëri të ngushtë me Shejnaze Jukën, Flora Dishnicën, Zylfie Tomninin, Haxhire Myzyrin, Drita Kosturin, Ramadan Çitakun, Qemal Stafën, Liri Hakanin e mjaft figura të tjera me jetë të pasur politike e aktivitet revolucionar gjatë viteve '40. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në luftën e zhvilluar kundër pushtuesve. Përveç të tjerash ka qenë ndër organizatorët kryesorë të një demonstrate me karakter politik në gusht të vitit '42 duke u rreshtuar përkrah Bardhyl Popës, Femi Kotheres, Tomorr Sinanit, Pëllumb Plangaricës e mjaft të rinjve të tjerë "borgjezë" të cilët më pas rrëmbyen armët e luftuan kundër okupatorit duke i "tradhëtuar" familjet e tyre të pasura.
Burgoset tri herë
Për herë të parë burgun normalistja Mynever Zaimi e provon në moshën 17 vjeçare. Nuk kishin kaluar as dy orë pas demostratës së bukës që u zhvillua më 8 gusht 1942 kujton ajo kur na shkallmuan derën e shtëpis e karabinierët na çuan në birucat e qytetit së bashku me pjesmarrës të tjerë. Për pjesëmarrjen në demonstratë na keqtrajtuan aq shumë saqë mund të na kishte dalë shpirti për hiçmosgjë. Gjatë kontrollit që ishte bërë në banesën e familjes Zaimi karabinierët kishin gjetur 22 kv kafe kokërr. Kjo ata i kishte tërbuar fare me mua që isha ngjirur në demonstratë me shokët duke thirrur duam bukë, duam bukë thotë ajo. Për këtë më "shpërblyen" me burg duke më transferuar për në burgun e Tiranës. Presioni i madh psikologjik që na bëhej atje gjatë kohës së burgut tregon Zaimi jo vetëm që nuk na bëri të tërhiqeshim nga veprimtaria revolucionare por kur dolëm i intensifikuam ato. Dhe nuk vonoi burgu i dytë me 1943 për k ëtë. Isha në shkollën "Naim Frashëri" kujton ajo kur na mblodhën e na mbyllën në një makinë rrangallë duke na çuar në kampin e përqëndrimit në Porto-Romano.
Bëheshim 16 gra e vajza të arsimuara midis të cilave edhe e ëma e Ptoleme Xhuvanit e të tjera vajza "rebele". Torturat çnjerëzore të provuara mbi shpinën tonë kujton Zaimi nuk gjen fjalë ti përshkruash. Atje u njoha me personalitete të tilla si dr. Manol Konomi, dr.Xhaferr Kongoli, dr. Petraq Popa me Ylli Poloskën, Shega Uçin etj. elbasanas antifashistë. Ndërsa burgu i tretë për Myneverin mbetet më i egër se ata dy të fashistëve. Reparti 318 për të është bërë stacioni i fundit i burgjeve. "GJatë hetimeve inkuizitorët më qëllonin me majën e çizmeve, mbi kockën e këmbës, më flakërinin fytyrën me shuplaka dhe zgërdhiheshin kur unë nuk mundja ta mbaja trupin, duke qëndruar vetëm mbi një këmbë". Nga shtatëdhjetë kile që peshoja para arrestimit, pas katër muaj hetuesi isha bërë kockë e lëkurë zverdhur e zbardhur krejt nga flokët kaq sa djemtë Skënderi dhe Indriti nuk më njohën në sallën e gjyqit komunist"-tregon Zaimi.
Pas 14 muaj në qeli, katandisur në një grua të sëmurë më kanë transferuar në një kamp riedukimi. Si dhurata nga hetuesit mora dhëmbët e shkulur me egërsi, që më kujtojnë të njëjtat skena si ato të fashistëve në vitin '42 në burgun e Tiranës kur sapo kisha mbushur 17 vjeç dhe vitin '43 në Porto Romano. Më dhëmb në shpirt kur kujtoj disa nga këto shfaqje të monstruozitetit të diktaturës më të egër që kanë njohur shqiptarët thotë ajo duke u munduar ti harrojë ditët e zeza të saj.
Myneveri e para grua shqiptare në skenë
Mynever Zaimi njihet si femra e parë që është ngjitur në skenën shqiptare së bashku me Liri Hakanin. "Triumfi i Lirisë" dramë e Kristo Floqit ka qenë ajo që e ka çuar në skenë normalisten Zaimi. Jehona e kësaj shfaqje ka marrë rrjedhën e një aksioni të fuqishëm politik në kohën e luftës. Në shkollën ushtrimore ajo ka dalë në skenë në tabllonë muzikore austriake "Princesha Lulkuqe" por me rolin e Lules tek drama "Triumfi i Lirisë" ka thyer çdo paragjykim mesjetar duke mos ju ndarë skenës deri në vitin 1970. Më 1944 ajo ka shkruar te revista "Bleta". Më 1946 shkruan dhe vë në skenë dramën "Peshkatari" përshtatje e veprës së "Korbat nxijnë qiellin", libretin "Baresha" dhe dhjetra skeçe për estradën diletante ku bënte pjesë si recituese. Gjithë këtë aktivitet artistik Zaimi e ka kryer krahas punës si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në të jgitha kategoritë e arsimit, duke u shquar për nivelin e lartë të mësimdhënies. Nuk është dekoruar kurrë por ka fituar si shpërblim konsideratën dhe mirënjohjen e mijëra nxënësve anekënd Shqipërisë të cilëve edhe tani në moshën 75 vjeçare vazhdon tu mësoj gjuhët e huaja sidomos atë italiane. Së shpejti në vitrinat e librave të rinj pritet të rreshtohet libri "Puthja e gjarprit".
Vitet e pleqërisë
Të gjithë nxënësit e saj e thërrasin "Nënë Veri". Në qoftë se guxon ta pyesësh për moshën e tepron pasi ajo edhe pse i ka mbushru treçerekshekulli jetë ndjehet mjaft e re dhe energjike. Të dy djemtë me familjet janë punësuar jashtë shtetit. Njëri në Greqi dhe tjetri në Itali ndërsa vetë ajo i shërben së motrës që është më e moshuar se vetë ajo por nuk lë për asnjë ditë as dhënien e leksioneve për nxënësit e italishtes si dhe ripunimin e dorëshkrimeve ajo t'u japë intervista gazetarëve perëndimorë që janë më të shumtë se sa ata vendas gjatë vitit. Ka një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe dhe nuk i ndahet kurrë studimit të literaturës shkencore në gjuhë të huaj.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.4%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
3.3%
Vota total: 8492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor, 15:16
-
Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Europën Juglindore
5 Nëntor, 15:16
-
Zgjedhjet në SHBA, ku po i presin rezultatet Harris e Trump dhe festat që po organizojnë
5 Nëntor, 15:07
-
Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave
5 Nëntor, 14:59
-
VIDEO/ Futet në minutën e 82-të dhe përmbys ndeshjen, si heroi Wilson i dha tri pikë Fulhamit në Premier League
5 Nëntor, 14:52
-
Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët
5 Nëntor, 14:33
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor, 14:32
-
Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën! Njëri nga drejtuesit përfundon në spital (VIDEO)
5 Nëntor, 14:25
-
'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit
5 Nëntor, 14:16
-
Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë
5 Nëntor, 14:15
-
Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer
5 Nëntor, 14:07
-
Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike
5 Nëntor, 14:06