Një ton Mariuanë kalon "pa problem" në Durrës

TRIESTE (4/11/2000) Policia italiane ka kapur dje një tjetër ngarkesë "gjigande" me drogë shqiptare. Bëhet fjalë për 1100 kilogram mariuanë e përpunuar dhe e presarur e cila u tentua të kalonte në rrugë "të pastër" në portin italian të Triestes. Lajmi është përhapur dje nga ANSA, duke shtuar kështu një skandal më shumë për policinë shqiptare në listën e gjatë të tyre. Sipas të njëjtit burim, dje në mesditë, në portin në fjalë është arrestuar në flagrancë 31 vjeçari Lefter Halaj, të cilit kontrollorët e policisë doganore, i kanë gjetur në kamionin që drejtonte 993 pako, ku ishin futur më shumë se një ton hashash i presarur. Sipas agjensisë shtetërore italiane të lajmeve, "shkak" për kontrollin e maunes e cila ka qënë bosh, kanë qënë dyshimet e policëve të portit të cilët, të mësuar tashmë me metodat e sofistikuara të trafikantëve dhe kontrabandistëve shqiptarë, kanë zbuluar se dyshemeja e rimorkios së kamionit ishte e dyfishtë. Kështu pasi është hequr, bazamenti plastik fals, përpara syve të doganierve dhe policëve italianë është shfaqur një "thesar" i vërtetë droge. Sipas deponimeve të para të Lefter Halajt i cili ishte një shtetas shqiptar, me dokumenta të rregullta italiane i cili jetonte prej vitesh në qytetin e Ravenës, "malli", ishte ngarkuar në Vlorë, dhe ishte i destinuar për në Venecia, ku po sipas tij do ngarkonte detergjent dhe paisje të tjera higjenike. Ndërkohë nuk mësohet nëse Halaj ishte pronar i sasi së madhe të drogës apo thjesht një "pilot" i cili do të paguhej vetëm për trasportimin e saj. Gjithsesi nëqoftëse kapja më e fundit e shqiptarëve që trasportojn drogë në sasira të mëdha nga vendi ynë drejt Italisë, është një sukses për policinë e vendit fqinj, për blutë tanë, është një fakt më shumë që jo vetëm janë të paaftë për të kapur trafikantët edhe pse ju "kalojnë" me maune të ngarkuara plot me drogë por edhe pse jo të implikuar në rrjetet e tyre. Ndërkohë që antidroga italiane dhe ajo e vendeve të tjera fqinje po kap sistematikisht shqiptarë që fusin në teritorin e tyre sasira të mëdha narkotikësh nëpërmjet doganave, në portin e Durrësit dhe Vendkalimet Kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, të paktën këto 2 vitet e fundit nuk ka ndodhur që të jetë kapur ndonjë sasi droge. Nëqoftëse Antidroga e kryeqytetit Shqiptar i cili tashmë njihet si nyje e rëndëishme ndërkombëtare në trafikun e kokainës dhe heroinës, për vite të tëra ka qënë jo vetëm inefiçente por edhe e dështuar në shumë aksione të saj, për pikat e tjera kufitare nga hyn dhe del me shumicë "mielli" i bardhë as që bëhet fjalë. Dhe e gjtha kjo më shumë duket e qëllimshme sesa thjesht një mungesë profesionalizmi e strukturave përkatëse të policisë. Kështu për Mithat Havarin u përfol në shtyp se e larguan nga detyra e Drejtorit të Policisë së kryeqytetit sepse nisi të ngacmonte kartelin e drogës që kontrollon trafikun e heroinës që vjen nga Turqia nëpërmjet korridorit Qaf Thanë - Tiranë. E njëjta gjë ndodhi edhe me shefin e Antdrogës në Aeroportin e Rinasit Artur Zoto, të cilin e larguan nga detyra vetëm 10 ditë pasi kapi 2 kg kokainë që vinte nëpërmjet linjës së njohur të këtij trafiku Njy Jork - Rinas

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Kokaina në portin e Durrësit/ Identifikohet pritësi i 7 pakove me drogë në Angli (EMRI)